Futboll Sport

PAS 14 VITESH KARRIERË TEK REAL MADRID/ Ramos prish marrëdhënien me Perez, ja shkaku befasues

Sergio Ramos e ka prishur marrëdhënien e fortë që kishte me presidentin Florentino Perez.

Pas ndeshjes së kthimit në Champions League kundër Ajaxit, kur Ramos nuk luante për shkak pezullimi, Perez zhvilloi një përplasje të fortë me lojtarët e Real Madridit.

Ndërsa Ramos zbriti në dhomat e zhveshjes dhe mbrojti para presidentit shokët e skuadrës, ndërsa ai e akuzoi se kishte bërë shumë ditë pushim.

33-vjeçari ka kaluar 14 vitet e fundit të karrierës së tij në Madrid dhe siç shkruan “Marca”, kohët e fundit ai është duke menduar për një sfidë të re.

Sipas gazetës spanjolle  mbrojtësi i Real Madridit e ka vënë në dyshim të ardhmen e tij në pasi po mendon largimin nga “Santiago Bernabeu”.

Për lojtarin janë të interesuar Manchester United dhe Paris Saint-Germain.

Related posts

HOQI NGA LISTA MANAJN DHE BALLIUN/ Reja shpjegon zgjedhjet, ja për çfarë luan Shqipëria kundër Anglisë

Delo.autor

NBA/ Sezoni i ri nis me fitoret e Boston dhe Lakers, LeBron James dhe i biri së bashku në fushë

F.autor

E ARDHMJA E MBROJTËSIT TË KOMBËTARE NË DILEMË/ Në Spanjë kërkojnë shërbimet e Elseid Hysajt, ja klubi që interesohet…

Delo.autor

Leave a Comment