Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES ME LAÇIN/ Trajneri Devolli: Ishim pak të përgjumur, do vazhdojmë punën sa…

Trajneri i Kastriotit, Bledar Devolli, foli pas barazimit me Laçin, ku u shpreh i keqardhur për mënyrën si pëson gola ekipi i tij, por e mban gjallë shpresën.

Barazim…

Është për të ardhur keq mënyra si marrim golat, e njëjta situatë çdo ndeshje. Ndëshkohemi në goditje standarde, duke parë lartësinë që kemi në ekip. Ishim pak të përgjumur, edhe nga ambienti pa tifozë. Në të dytën, qarkullojmë topin dhe krijojmë raste. Por, nuk duhet të ulim kokën. Do vazhdojmë punën sa kemi shanse deri në fund.

Sa komplikohet mbijetesa?

Nuk më intereson fare si dalin kundërshtarët, më interesojnë rezultatet e ekipit tim. Po bëjmë një kampionat të bukur. Disa ndoshta i kemi lënë pa gjumë, por nuk është faji jonë. Pikët që lamë sot, ndoshta i rikuperojmë javën tjetër me Flamurtarin në shtëpi.

Si ka mundësi që në atë zonë të fushës, të jetë bosh dhe lojtari i Laçit të godasë lirisht?

E drejtë, Roxher lëvizi nga presioni, kujtoi se mos e luante dyshe. Humbi pozicionin, dhe duhet të shkonte dikush tjetër. Është çështje fati, aty 5 lojtarë dhe topi shkoi në rrjetë pa asnjë karambol. Me fatin nuk hahemi dot.

Sa e vështirë për lojtarët që kanë kaq presion për mbijetesën?

E vërtetë, kemi presion se e kemi çuar vetë situatën në këtë moment, që të kemi presion. Përsëri jemi shumë afër. Nëse i fitojmë ndeshjet tona, çfarë të ketë Zoti risk në fund. Nëse na e lejon matematika, shpresojmë. Është gjynah, sepse bëjmë lojë dhe raste. Nuk u vë faj futbollistëve. Përveç Bojom dhe Çelës, të tjerët e kanë për herë të parë. Do vazhdojmë punën me entuziazëm.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Barcelona në krizë financiare, largimi i Koeman do të kushtonte sa një… lojtar

Delo.autor

“JEMI RRITUR ME DASHURINË PËR VENDIN AMË”/ Granit Xhaka bën apel për ndihmë: Familja ime ka bërë burg për Shqipërinë… (FOTO)

Delo.autor

“EURO 2020″/ Italia dhe Belgjika mund të vendosin një rekord të ri, ja për çfarë bëhet fjalë…

Delo.autor

Leave a Comment