Futboll Seria A Sport

PAS SHKARKIMIT TË SPALLETTIT/ Nis epoka e Antonio Contes, ja katër blerjet për titullin kampion

Antonio Konte ka nisur “punën” për Interin. Si dëshmi, një foto që portretizon trajnerin e ardhshëm zikaltër përkrah të vëllait, Danieles, me përgjegjësit e medias së klubit. Në sfond shihen disa telekamera, ndoshta për regjistrime për prezantimin. Pas firmës, që pritet brenda së nesërmes, do ndjekë finalen e Ligës së Kampionëve me presidentin Zhang. Më pas do rikthehet brenda 8 korrikut për të nisur fazën përgatitore.

STAFI – Së bashku me të edhe stafi që do e shoqërojë në aventurën e re interiste: roli i zëvendësit do i takojë vëllait Xhanluka. Si asistentë do ketë Paolo Vanolin dhe Kristian Stelinin; spanjolli Hulio Tous dhe Kostantino Korrati do jenë specialistët e përgatitjes fizike, po ashtu si nutricionisti Tiberio Ankora dhe përgatitësi i portierëve Adriano Bonaiuti. Do rikthehet si zikaltër (pas periudhës si drejtues mes viteve 1999- 2010) Daniele Oriali, në pozicionin e ndërmjetësit mes klubit dhe skuadrës.

MERKATO – Pas kontratës, klubi zikaltër do nisë lëvizjet në merkato pasi të ballafaqohet me Konten. Do trashëgojë nga Spaleti një skuadër të renditur në vendin e katërt të klasifikimit për sezonin e dytë radhazi. Ishpërzgjedhësi i kombëtares italiane, megjithatë ka bindur krerët interistë se përse ka aftësi të përshpejtojë vetë rritjen, me mundësinë për të luftuar menjëherë për titullin. Për këtë, do ketë nevojë për ndihma edhe nga merkato, por me sforcon ekonomike që do ndërmerret për ndërrimin në stol, rregullat e “Fair Play Financiar” dhe filozofinë e pronarëve kinezë nuk mund të mendohet një fushatë “faraonike”. Në të kaluarën Konte ka treguar se mund të nxjerrë më të mirën nga skuadrat e stërvitura edhe pa rinovime të thella: jo vetëm te Juventusi, por edhe te Çelsi.

PAK BLERJE – Konte në fakt u bashkua me blutë verën e 2016-ës: pavarësisht famës së Roman Abramoviçit, që në të kaluarën nuk është kursyer në merkato, atë verë fushata e blerjeve u reduktua, aq sa vetë trajneri në raste të shumta u ankua. Çelsi kishte përfunduar vitin paraardhës në vendin e dhjetë, me pak blerje e ngjiti në vendin e katërt: sulmuesi Batshuai (jo shpesh i përdorur), Kante në mesfushë, David Luiz i rikthyer nga PSG-ja dhe Markos Alonso nga Fiorentina (blerje e goditur në krah të mbrojtjes). Gjithçka për një shpenzim total prej 132 milionë eurosh, që pas merkatos dimërore thuajse do ishin barazuar nga 108-ët e arkëtuara nga shitjet, mbi të gjitha me Oskarin e transferuar në Kinë për 60 milionë.

Më pas përdori ata që gjeti, duke rigjeneruar dhe shndërruar në protagonistë lojtarë të përfunduar në harresë, si nigerianin Viktor Mozes dhe spanjollin Pedro. Rezultuan thelbësorë, si Fabregas i nisur nga stoli apo si titullar i shtuar. Nga dy të tjerë që konsideroheshin në krizë, si David Luiz dhe Diego Kosta, arriti të marrë më të mirën: braziliani i natyralizuar spanjoll përfundoi sezonin si kryegolashënues i skuadrës (20 gola). Përralla zgjati vetëm një sezon, pasi në të dytin trajneri dhe bomberi prishën raportet, megjithëse mjaftoi për të fituar një Premier Ligë. Në mbrojtjen me tre bëri diferencën edhe Azpilikueta. Situata që mund të përsëriten tek Interi? Skuadra zikaltër është më e vogël në numër se e Çelsit, megjithatë Kontes i është ofruar kontrata edhe për këtë arsye. Kushedi nëse ndonjë i padëshiruar do rikthehet papritur në modë.

Related posts

FLET PËR GRUMBULLIMIN ME ARGJENTINËN/ Lautaro: Kur ke një lojtar kaq të rëndësishëm, duhet të…

Delo.autor

KY NUK ËSHTË NORMAL/ RONALDO shënon dhe arrin rekordin historik tek “ZONJA” (VIDEO)

Isa.Autor

BARAZIMI ME FLAMURTARIN/ Bushiç: Batha më provokoi, festoi sipas mënyrës…

Delo.autor

Leave a Comment