Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS SHPALLJES 16-TË HERË KAMPION/ Gazmend Demi: E prisnim që do ta fitonim në derbi, kur të iki unë…

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, ka qenë shumë i emocionuar pas shpalljes së klubit të kuq për të 16-ën herë kampion. Por, në deklaratën e parë menjëherë pas ndeshjes, nuk ka lënë pas as batutat. “Faleminderit të gjithëve. Sillini mikrofonat tani se ua mbaj unë”, – ishte batuta e parë e Demit me gazetarët e shumtë që e prisnin për t’i marrë deklaratën e parë pas shpalljes kampion.

gaz demi

“E prisnim që titullin do ta fitonim në derbi. Gjatë gjithë kohës kemi marrë rezultate pozitive dhe sot ishte dhurata më e bukur. Kjo fitore në derbi është një titull më vete për Partizanin. Të shohim sezonin tjetër tani. Kur të iki nga Partizani, do të fitojë edhe Tirana në derbi. Partizani bën vetëm fair-play, nuk dua që të rrëzohet Tirana.

Partizani

E ka vetë në dorë, nuk e nxjerrim ne nga kategoria”, – ka thënë fillimisht Demi, për të folur më pas për festën e shfrenuar të tifozëve sapo arbitri Meta vërshëlleu përfundimin e lojës. “Ishte një festë legjitime. Pas 26 viteve vjen titulli dhe kanë të drejtë të festojnë ashtu. Gëzim i madh edhe për mua.

E kam fituar eksperiencën e duhur dhe do të shohim për të ardhmen. Nuk jam i pari president që bëj histori me Partizanin. Janë marrë edhe 15 tituj më parë, por edhe nëse nuk do të isha unë, sërish dikush tjetër do të merrte tituj me Partizanin. Tashmë do të merremi me ndërtimin e kompleksit. Kjo do të jetë gjëja më e rëndësishme për mua nga ky moment e në vijim, pra përfundimi i kompleksit”, – përfundoi Demi.

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Hidhet shorti i 1/8-ave, AEK i Strakoshës përballet me Celje, Fiorentina sërish ndaj skuadrave polake

F.autor

MALLKIMI I INTER NË “ALLIANZ STADIUM” VAZHDON/ Ja kush e shënoi 6 vite më parë të vetmin gol kundër Juventus (VIDEO)

Delo.autor

INTER-SLAVIA PRAGA/ Conte lë në stol blerjen e bujshme (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment