Futboll Sport

PËSOI NJË INFARKT NË ZEMËR/ Reagon klubi i Portos: Ja gjendja shëndetësore e Casillas

Porto ka dhënë informacione të reja rreth gjendjes së portierit Iker Casillas, i cili pësoi sulm në zemër gjatë stërvitjes ditën e sotme.

38-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa konfirmohet se gjendja e tij është e qëndrueshme por ndodhet nën monitorimin e mjekëve.

“Casillas pësoi një infarkt akut miokardit gjatë seancës stërvitore të mërkurën në mëngjes. Seanca stërvitore u ndërpre menjëherë ndërsa portieri i Portos u dërgua me urgjencë në spital. Casillas momentalisht është mirë dhe gjendja e tij është e qëndrueshme. Problemi me zemër është rregulluar”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit të Portos.

Related posts

MERKATO E VERËS NË SUPERIORE/ Nga Teuta te Partizani dhe Tirana, ja të gjitha lëvizjet e kryera deri tani…

Delo.autor

E BUJSHME/ Po shkëlqen me Ferencvaros, Myrto Uzuni kërkohet në Premier League dhe Bundesliga

Delo.autor

Tirana debuton në Ligën Ballkanike në regbi

Sadik.Autor

Leave a Comment