Futboll Seria A Sport

PYETET PËR ICARDIN DHE LUKAKUN PAS ZYRTARIZIMIT/ Conte befason me përgjigjen e tij

Trajneri i ri i Inter, Antonio Conte nuk e konfirmon të ardhmen e Icardit me zikaltrit.

Conte në intervistën e tij për ‘BBC World Service’ gjithashtu u pyet edhe për mundësinë e transferimit të Lukakut, shkruan “Sportmediaset”.

Tekniku italian u mundua të japë një përgjigje diplomatike për sa i përket të ardhmes së Icardit, ndërsa për thashethemet e një marrëveshje të mundshme me Lukakun, ai “dribloi” pyetjen e gazetarit.

Icardi? “Unë mendoj se në këtë moment është shumë e vështirë që të flasim për këtë. Do bisedoj me Icardin ditët në vijim”, tha fillimisht trajneri i Inter.

“Sigurisht ne kemi një plan dhe do të tentojmë të përmirësojmë ekipin, por po ashtu është me rëndësi që të kemi ambicie të mëdha”, vijoi Conte.

“Nuk është e vërtet takimet ndërmjet Interit dhe Lukakut, por unë e përsëri është një drejtor sportiv që flet për këtë çështje dhe i përgjigjet pyetjeve për transferimet e verës”, tha trajneri italian.

Antonio Conte është zyrtarisht trajner i Interit, teksa mëngjesin e sotëm ka firmosur kontratën që do ta mbajë për 3 sezonet e ardhshme të lidhur me klubin zikaltër.

Related posts

E PABESUESHME/ Forca të armatosura pranë tribunës të tifozëve shqiptarë (FOTO)

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENAT E DUELIT NDAJ KHABIB/ Conor McGregor: 3 javë para duelit theva këmbën, por nuk u tërhoqa…

Delo.autor

E TRISHTË/ Sapo kishte firmos me skuadrën e re, futbollisti vdes në aksident automobilistik

Delo.autor

Leave a Comment