Futboll La Liga Sport

SEZON I DËSHTUAR/ Reali Madridi kap rekordin negativ të 2 dekadave të fundit

Ky sezon mund të konsiderohet i mbyllur për Realin e Madridit, teksa “galaktikët” do të kërkojnë ta harrojnë sa më shpejt.

Dështimet e këtij sezoni janë të njëpasnjëshme, ndërsa fillimisht e nisën sezonin me trajnerin Lopetegui, për të vazhduar më pas me Solarin, teksa së fundmi stoli i është besuar sërish Zidane, i cili e ka provuar se ka qenë i suksesshëm.

Ndërkohë, eliminimi nga Champions mund edhe të tejkalohet pas triumfeve të tre viteve të fundit, por situata në kampionat ishte e rëndë, ndërsa ekipi nuk rivalizoi për asnjë moment me Barcelonën.

Në sfidën e djeshme Reali u mposht sërish këtë herë nga Real Sociedad, e cila përkoi të ishte dhe disfata e 17-të sezonale në të gjitha kompeticionet.

Një rekord historik negativ që nuk regjistrohej prej 20 viteve. Tashmë “Los Blancos” duhet të mendojnë për afrime cilësore në merkato, për të rikthyer edhe njëherë ekipin kompetitiv në sezonin e ardhshëm.

Related posts

Ditë e hidhur për futbollin Anglez, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i kombëtares Angleze

Q.Autor

KA FITUAR DY PREMIER LEAGUE/ Pires zbulon sekretin e Emery: Është i çmendur…

Isa.Autor

REALIZOI DOPIETË NDAJ GENOAS/ Ronaldo arrin 100 ndeshje me fanellën e Juventus, por synimi i vërtetë i CR7 është…

Delo.autor

Leave a Comment