Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA ME PARTIZANIN/ Trajneri Shkëmbi: Kemi objektiv vendin e tretë dhe pa dyshim…

Fitorja ndaj Skënderbeut ka rikthyer Teutën në vendin e tretë në kampionat, por verdikti nuk është përfundimtar.

Lufta vazhdon dhe Bledi Shkëmbi këtë e di mire. Në sfidën në shtëpi, përballë kampionëve të freskët të Partizanit, skuadrës së tij i duhet fitorja për të mos kompromentuar pozitat.

“Duhet të vazhdojmë të luftojmë, të vazhdojmë me këto rezultate pozitive. Kemi objektiv vendin e tretë dhe pa dyshim na duhet fitorja.

“Për të qetë i sinqertë, kështu ka ndodhur edhe kur kam qenë futbollistë, por kemi folur me ekipin dhe kjo nuk duhet të kthehet në demotivim. Ndeshjet dhe pikët nuk t’i fal njeri, duhet t’i fitosh vetë. Duhet të luftojmë sikur të jetë një finale.

Peripecitë e skuadrës durrsake në këto dy fazat e fundit nuk kanë qenë të pakta, me Teutën që ka përjetuar edhe një seri zhgënjimesh, por Shkëmbi nuk e ka humbur kurrë besimin te ky grup që diti të bëjë kthesën ndaj Skënderbeut.

“Pavarësisht momenteve të vështira, kam patur besim që ekipi do të rikthehej. Kemi treguar se dimë të rikthehemi, por tani kemi ndeshjen me kampionët, duhet të bëjmë më të mirën.

Europa ka qenë që në fillim objektivi ynë. Ndoshta rezultatet e mira bënë që të mendonim më shumë. E kam ditur që ishte shpejt të mendonim për titullin. Partizani u tregua më i miri, ndërsa ne jemi ende brenda objektivit, pra të kapim Europën.

Related posts

Arsenal “zgjohet” në fund, Aubameyang dhe Lacazette “fundosin” Stoke City

Sadik.Autor

Legjenda Maldini zgjedh portierin më të mirë në Serie A

Sadik.Autor

Rusi 2018, ja katër gjërat pikante që do t’i mungojnë këtij Botërori

Sadik.Autor

Leave a Comment