Champions League Futboll Sport

SKUALIFIKIMI NGA CHAMPIONS/ Bënë iftar në fushë, ja dy yjet holandez që agjeruan

Hakim Ziyech dhe Noussair Mazraoui ishin duke agjëruar gjatë ndeshjes së mbrëmshme gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit. Shumë myslimanë – përfshirë këtu edhe dy yjet e Ajaxit, Hakim Ziyech dhe Noussair Mazraoui – janë duke e agjëruar muajin e Ramazanit. Dyshja e klubit holandez luajti mbrëmë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit, megjithatë agjërimin nuk e ndërprenë. Ata agjëruan edhe në fushën e lojës, deri në minutën e 24-të të ndeshjes, kur bënë iftar.

Në minutën e 24-të të ndeshjes bënë iftar dhe Ziyech e shënoi golin e dytë të Ajaxit vetëm 11 minuta pasi hëngri bukë dhe piu ujë. Rrugëtimi i Ajaxit në këtë sezon të Ligës së Kampionëve ka qenë i jashtëzakonshëm. Përkundër që futbolli në Evropë është i zhytur në transferime shumë të shtrenjta dhe paga të larta, klubi holandez e arriti gjysmëfinalen me lojtarë të rinj dhe të lirë.

Skuadra e Erik ten Hag e mposhti edhe Juventusin, edhe Real Madridin, në rrugëtimin e tyre prej katërshes së fundit të Ligës së Kampionëve, mirëpo mbrëmë ata u eliminuan nga Tottenhami në një tjetër natë magjike në Evropë. Tifozët e Ajaxit u dhanë kundërshtarëve të tyre duartrokitje të gjatë dhe mjaft të zhurmshme, përkundër që sapo e kishin përjetuar një ndër momentet më tronditëse për klubin e tyre të preferuar.

Ajaxi e mbylli pjesën e parë duke fituar me rezultat 2:0, pasi golat e shënuara nga Matthijs de Ligt dhe Hakim Ziyech ia dha atyre epërsinë me rezultat të përgjithshëm 3:0. Mirëpo, skuadra e Mauricio Pochettinos i mblodhi forcat për pjesën e dytë të kësaj ndeshjeje dhe arriti ta sigurojë fitoren me rezultat 3:2, përkundër që kjo gjë dukej shumë e pamundur pas lojës në pjesën e parë.

Lucas Moura e shënoi një het-trik të paharrueshëm. Goli i tij i tretë, që ia siguroi londinezëve kualifikimin në finale të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, erdhi në minutën e 96-të të ndeshjes, vetëm disa momente para se të përfundonte ndeshja. Sapo gjyqtari e sinjalizoi fundin e ndeshjes, lojtarët e Tottenhamit ranë në fushë dhe Pochettino filloi të qante menjëherë pasi e përshëndeti trajnerin e kundërshtarëve, Ten Hag.

Tani, Tottenhami do të takohet me Liverpoolin në finalen angleze të Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet më 1 qershor në stadiumin e Atletico Madridit, “Wanda Metropolitano”.

Related posts

INTER-BOLOGNA/ “Miqtë” kanë kaluar në avantazh, shënon Santander

Delo.autor

Xherdan Shaqiri transferohet te gjigantët e futbollit turk

Sadik.Autor

VAZHDOJNË PËRGATITIJET PËR RIFILLIMIN E SEZONIT/ Ja vendimi i rëndësishëm që i lihet në dorë futbollistëve në Angli

Delo.autor

Leave a Comment