Champions League Futboll Sport

STATISTIKAT E NDESHJES CHAMPIONS/ Ajax kërkon të thyejë tabunë, Tottenham për të pamundurën

Në lojë është finalja e 1 qershorit, e programuar në “Vanda Metropolitano” të Madridit. Janë vetëm tri ndeshje mes këtyre dy skuadrave në Europë. Vetëm njëra është luajtur në Ligën e Kampionëve, më saktësisht sfida e vajtjes së fazës gjysmëfinale e fituar 1-0 në transfertë nga holandezët. Precedentët e tjerë janë zhvilluar në turnin e parë të Kupës së Kupave të sezonit 1981-’82: të dyja të fituara nga londinezët, që u kualifikuan falë sukseseve 3-1 në Amsterdam dhe 3-0 në Londër.

– Ajaksi do ketë si detyrë të thyejë tabunë… “Johan Krojf Arena”: skuadra e stërvitur nga Ten Hag nuk ka fituar asnjë nga tri ndeshjet e fundit brenda fushe në Champions (2 barazime dhe 1 humbje).

– Totenhemit, në krahun tjetër, do i duhet të përmbysë statistikat pak të favorshme: vetëm një nga 17 skuadrat që kanë humbur ndeshjen e parë në shtëpi në një gjysmëfinale ka kaluar në finale: ka qenë pikërisht Ajaksi, në edicionin 1995-’96 (1-0 dhe 3-0, kundër Panathinaikosit).

– Sulmuesi koreano-jugor, Son, është rikthyer në skuadrën e “Spërsave” dhe është i gatshëm për ndeshjen e ardhshme. Ai ka shënuar në 5 ndeshje radhazi me skuadrën e Totenhemit në Champions.

– Totenhemi ka shënuar të paktën një gol në 10 ndeshjet e fundit në transfertë në kompeticionet europiane.

– Në tri ndeshjet e fundit në shtëpi, Ajaksi ka pësuar gjithmonë golin e parë. – Holandezët kanë humbur vetëm një ndeshje në 19 takimet e fundit të Champions-it.

– Teksa Totenhemi humbi në ndeshjen e fundjavës 1-0 ndaj Bornmëthit, Ajaksi fitoi Kupën e Holandës ndaj Vilem II me rezultatin e thellë 4-0.

– Ajaksi u rendit e dyta në fazën e grupeve pas barazimit në shtëpi dhe transfertë ndaj Bajernit. Bavarezët u renditën të parët, duke u eliminuar më pas nga Liverpuli.

– Totenhemi u rendit gjithashtu i dyti në Grupin E me Interin dhe Barcelonën. Katalanasit siguruan kualifikimin, teksa anglezët u kualifikuan para zikaltërve që u ndalën në një barazim 1-1 në Milano në ndeshjen e fundit.

Related posts

I DËNUAR PËR TË FITUAR/ Dështimi i Ibrahimovic, jashtë play-off në mënyrë absurde (VIDEO)

Isa.Autor

“KISHA AKORD ME PARTIZANIN”/ Vlonjati Rrapaj: Ju tregoj pse firmosa në Korçë

Delo.autor

Skuadra më e shtrenjtë në merkato, yje me vlerë 1,1 miliardë euro (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment