Futboll La Liga Sport

TENSION PAS DËSHTIMIT NË KUPËN E MBRETIT/ Ja debatet e lojtarëve kryesorë të Barcelonës në autobus

Humbja e Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit (1-2 ndaj Valencia) ka lënë një shije të hidhur te lojtarët. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, yjet e këtij ekipi, liderët dhe veteranët Lionel Messi, Gerard Pique, Luis Suarez si dhe Pepe Costa (miku i ngushtë i “pleshtit”), janë përfshirë në një debat të ashpër.

Ky debat ka ndodhur në autobusin që çonte lojtarët e skuadrës “blaugrana” nga stadiumi i finales deri në aeroport.

Madje Messi dhe Pique kanë vijuar debatin edhe 10 minuta pasi autobusi ka mbërritur në aeroport. Duket se është zhvilluar një “mini-mbledhje” urgjente mes disa “peshave të rënda” të ekipit katalanas, që e mbyllën sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme: Eliminim me përmbysje nga Liverpool në gjysmëfinalet e Champions League dhe humbje e finales së Kupës së Mbretit.

Katër protagonistët kanë zënë vendet në fund të autobusit dhe kanë diskutuar mes tyre me tone të ashpra, ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës nuk ka bërë zë. Sipas dëshmitarëve, debati ka zgjatur më shumë se 20 minuta dhe intensiteti e tonet ishin tepër të larta.

Debati vijoi edhe pasi lojtarët e tjerë kishin zbritur nga autobusi dhe prisnin të niseshin me avion për në Barcelonë. Për këtë arsye, nisje e avionit u shty me 10 minuta, pasi Messi dhe Pique vijuan diskutimet “kokë më kokë” në autobusin bosh.

Kjo situatë pritet të sjellë një revolucion të skuadra e Barcelonës, me shumë personazhe “big” që mund të sakrifikohen gjatë merkatos së verës. Duke nisur nga trajneri Valverde e deri tek shumë kampionë, që këtë sezon dështuan.

Related posts

STARTON SEZONIN ME FITORE/ Bajerni rinis bindshëm Bundesligën, Leva-Goretcka “kërcënojnë” Dortmundin

Delo.autor

SKANDALI/ Arrestimi i GRIMËS bën bujë në mediat ndërkombëtare, ja çfarë shkruajnë (FOTO)

Isa.Autor

Goli i ISCO’s kundër Juventusit ishte i rregullt, ja analiza (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment