Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA-FLAMURTARI/ Trajneri Mema në sforcon e fundit për mbijetesë (FORMACIONET ZYRTARE)

Tirana dhe Flamurtari do të luajnë mes tyre në orën 16:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” sfidën e javës së fundit të Kategorisë Superiore.

Bardheblutë e Ardian Memës, në javën e fundit të kampionatit, gjenden dy pikë para Kastriotit, dhe luajnë për fitore, apo edhe për një barazim në këtë takim, për të siguruar mbijetesën.

Duke qenë se kryeqytetasit janë dy pikë para krutanëve, u mjafton edhe një barazim, edhe nëse krutanët e fitojnë sfidën e tyre me Kukësin.

Në rast se të dy ekipet e mbyllin me pikë të barabarta, atëherë Tirana ka bilancin më të mirë me Kastriotin në përballjet direkte dhe do të shpëtonte.

Formacionet zyrtare

Tirana: Lika, Kërçiku, Imami, Goxha, Hoxhallari, Cake, Hasani, Kobina, Doka, Greca, Ngo

Trajner: A. Mema

Flamurtari: Koliçi, Deliaj, Pollozhani, Kotobelli, Musta, Ymeraj, Rrapaj, Mustafa, Ribaj, Kale, Haruni

Trajner: I. Daja

Related posts

Skandal në “Rusi 2018”, përjashtohet arbitri për korrupsion (VIDEO)

Sadik.Autor

TOTTENHAM “FALI” FITOREN/ Mourinho nervozohet me gazetarin pas ndeshjes

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Trajneri Arteta e ngujon në stol, Arsenal rikthen në Gjermani mbrojtësin…

Delo.autor

Leave a Comment