Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA LUAN PËR MBIJETESË NË SUPERIORE/ Starova i kujdesshëm: Është një mision i vështirë, por…

Sulejman Starova nuk e kishte menduar kurrë se duke qenë në krye të Laçit rastësia do të sillte një ndeshje kundër Tiranës, ku bardheblutë luajnë mbijetesën në Superiore.

Mësohet se trajneri 63-vjeçar u tregua shumë i kujdesshëm, pasi nuk do që deklaratat e tij të keqinterpretohen, por gjithsesi ishte i qartë në atë që dëshiron.

Si për ironi të fatit, dy skuadrat e tij të fundit, Partizani dhe Feronikeli, u shpallën kampionë pas largimit të Starovës.

“Së pari, ndihem mirë dhe jam i lumtur që Partizani u shpall kampion pas 26 vitesh. Më bëhet shumë qejfi edhe për Feronikelin, një skuadër që e ndërtova vetë dhe u morën frytet këtë sezon. Është kënaqësi, por në të njëjtën kohë edhe ana tjetër e medaljes, pra, që mund të isha edhe vetë duke triumfuar me të dyja skuadrat, por kjo ka pak rëndësi”, tha fillimisht ai.

Aktualisht, jeni trajner i Laçit dhe një javë para fundit kalendari ju rezervon përballjen me Tiranën. Praktikisht, nuk keni në dorë vetëm fatin tuaj, por në njëfarë mënyre do të ndikoni direkt edhe për qëndrimin ose jo të bardhebluve në Superiore…

Nuk e prisja që Tirana të ishte në këtë gjendje kur tani jemi në fund të kampionatit. Tashmë, është një mision i vështirë dhe për të folur troç, ne si Laç kemi hallet tona, ndërsa Tirana ka hallet e veta. Më tepër s’kam çfarë të them, jam profesionist dhe dua që me Laçin të arrijmë objektivat e klubit.

Tiranës i intereson edhe një pikë në Laç, po ju çfarë llogarish bëni?

Kjo është punë e tyre. Situata është shumë e vështirë për të dyja skuadrat, por ne shpresojmë shumë se me këto dy ndeshje që kanë mbetur të kapim Kupat e Europës. Duke filluar nga unë, ndihmësit e mi, lojtarët, drejtuesit dhe tifozët, jemi 100% të fokusuar për këtë ndeshje ndaj Tiranës.

Duhet të vazhdojmë projektin, sepse një dorë të mirë klubit i jep pjesëmarrja në Europë. Është krejt normale që llogaritë tona janë për të fituar ndaj Tiranës, sepse më pas kalendari në fund na rezervon një ndeshje direkte si finale me Teutën.

Related posts

E BUJSHME/ U huazua për minuta, sulmuesi i Reali shënon një super gol (VIDEO)

Isa.Autor

Alex Ferguson në gjendje të rëndë shëndetësore i nënshtrohet operacionit

Sadik.Autor

E BUJSHME/ U shpall kampion bote me Gjermaninë, Hoakim Lëv pritet të marrë drejtimin e gjigantit europian

F.autor

Leave a Comment