Futboll Sport

XAVI NJOFTOI TËRHQJEN NGA FUTBOLLI/ Ja çfarë bën Iniesta për shokun e ngushtë

Xavi Hernandez deklaroi se në fund të këtij sezoni do të varë këpucët në gozhdë, duke i dhënë fund karrierës si futbollist në moshën 39-vjeçare.

Sezonin e fundit mesfushori po e zhvillon në Katar me skuadrën e Doha dhe lajmëroi se pas këtij viti do t’i përkushtohet karrierës si trajner.

Nuk mund të mungonte një mesazh lamtumire nga partneri i tij më i mirë, Andres Iniesta.

“Shoku më i mirë. Ka qenë privilegj të rritem dhe të ndaja me ty të gjithë momentet më të mira në karrierë. Një profesionist shembullor. Faleminderit për gjithçka që i ke mësuar botës së futbollit. Fat të mbarë në këtë hap të ri, Xavi”, shkroi Iniesta nga Japonia, për shokun e tij më të mirë, që arritën të fitojnë gjithçka kur luanin së bashku te Barcelona dhe te Kombëtarja e Spanjës.

Related posts

ZYRTARE/ Aventurë e re për Milot Rashicën, bëhet shok reparti me Mauro Ikardin

F.autor

“EL CLASICO”/ Ancelotti: Nëse nuk ke frikë, atëherë përballesh me luanin duke menduar se…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Juventus në fushë, stërvitje e rregullt për Cristiano Ronaldo

Delo.autor

Leave a Comment