Futboll Seria A Sport

ZBARDHEN SHIFRAT/ Ja cila është rroga e katërshes drejtuese të Milanit

10 milionë euro bruto është rroga vjetore, që përfiton katërshja drejtuese e Milanit. Ivan Gazidis si Drejtor i Përgjitshëm përfiton rrogën më të lartë, prej 4 milionë eurosh në sezon.

scaroni-leonardo-maldini-1000x600

 

Siç raporton “Sport Mediaset”, i dyti si më i paguar është Leonardo, i cili si drejtor sportiv përfiton një rrogë prej  3.5 milionë euro. Paolo Maldini paguhet me 1.8 milionë euro. Ndërsa, Presidenti Skaloni është ai që merr më pak, rreth 500 mije euro në vit.

Ivan Gazidis ka një rritje rrogë në krahasim me atë që përfitonte te Arsenali. 2.93 milionë euro fitonte në Angli ndërsa 1 milionë më shumë përfiton në Itali.

Gjithashtu rritje ka dhe Leonardo, i cili në sezonin 2009-2010, përfitonte 1.2 milionë euro në vit ndërsa tani 3.5.

Related posts

Yjet francezë të Barcelonës po përpiqen të bindin, Griezmann

Sadik.Autor

MASA PËR FINALEN E EUROPIANIT/ Helikopterë dhe 2 mijë forca sigurie

F.autor

DEKLARATA/ Guardiola sulmon Federatën Argjentinase të Futbollit …

Sadik.Autor

Leave a Comment