Futboll Sport

ARRITI FITOREN/ Dedikimi i portierit të Rumanisë i prek të gjithë: Të detyrohem për gjithçka… (VIDEO))

Rumania U21 ka arritur të marrë një fitore të madhe ndaj Anglisë U21 në Europianin U21 që po mbahet në Itali.

Në përfundim të ndeshjes, një nga më të dalluarit, portieri Ionut Radu ka prekur jo pak të pranishmit në stadium me dedikimin e tij prekës.

Fitoren e madhe që skuadra e tij arriti, Radu ia ka dedikuar motrës së tij, që ka ndërruar jetë në vitin 2006, kur ajo ishte vetëm 14 vjeç ndërkohë që Radu ishte vetëm 9 vjeç atë kohë.

“Të detyrohem për gjithçka! Të dua Ema” shkruhej në fanellën të cilët portieri Radu shpalosi në përfundim të ndeshjes.

Radu mbylli një sezon mjaft të mirë në Itali, duke qenë titullar me Xhenoan edhe pse vetëm 21 vjeç. Portieri rumun, kartonin e të cilit e zotëron Interi, synon që këtë verë të transferohet në një ekip më të madh ku edhe me Rumaninë U21 po bën paraqitje mjaft të mira.

Related posts

ZYRTARE/ Tek Kukësi nuk ka më dilema, verilindorët zgjedhin kapitenin e ekipit

Delo.autor

United ofertë 128 milionë euro në fund të merkatos për lojtarin e Realit

Sadik.Autor

NË SPANJË E BËJNË FAKT TË KRYER/ Ylli i Milan firmos me Atletico Madrid për 50 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment