Futboll Sport

Challandes: Barazimi nuk është pak, por me atë sulm që kemi…

Kosova nuk ia doli të fitonte as në ndeshjen e tretë kualifikuese për Euro 2020, edhe pse luajti sërish shumë mirë, ndërsa u ndal te barazimi 1-1 në Malin e Zi, në një ndeshje ku luajti futboll të bukur dhe krijoi shumë raste për gol, para se të ndëshkohej afër fundit të ndeshjes.

Pikërisht kjo e trishton trajnerin e Kosovës, Challandes, i cili pas ndeshjes për Supersport Kosova tha: “Patëm disa raste për të dyfishuar apo trefishuar avantazhin, por shpërdoruam shumë dhe për fatin tonë të keq, Mali i Zi arriti të barazojë në një nga të paktat kërcënime.

“Ishte një ndeshje e mirë, por mund të bëjmë shumë më mirë, veçanërisht sa i përket finalizimit të aksioneve, sepse krijojmë shumë dhe me këtë sulm mund të bëjmë shumë më tepër se kaq. Unë kam pritshmëri shumë të mëdha për këtë grup, por duhet të përmirësojmë ato aspekte që na penalizojnë”.

Kjo ishte ndeshja e 13-të radhazi e Kosovës pa pësuar humbje, por ndërkohë barazimet nuk po kthehen në fitore për gabime të vogla.

Ne donim ta fitonim ndeshjen dhe nuk i kërkova Muriqit që të tërhiqej, por ai ashtu e ndjeu dhe ashtu veproi. Më shumë nuk di ç’të them. Celina luajti vërtetë mirë, por donim të ndryshonim skemë dhe të kërkonim fitoren, ndaj bëra atë zëvendësim, pasi duhet të ruaja ekuilibrat, por edhe të shtoja forcat në sulm”, tha Challandes.

Related posts

SITUATA KAOTIKE/ 10 vjet pa luajtur, Manchester City pritet t’i besojë një 36-vjeçari. Ja arsyeja…

Delo.autor

Gomez ‘ultimatum’ Milanit, dëshiron transferimin vetëm tek kjo skuadër

Q.Autor

UFC: McGregor do ta mbulojmë me flori për rikthimin në kafaz

Sadik.Autor

Leave a Comment