Futboll La Liga Sport

DËSHIRON TË LUASH ME MESSIN APO CR7? Vinicius bën zgjedhjen befasuese

Vinicius ka zgjedhur Benzeman para Messit dhe Ronaldos.

Talenti 18-vjeçar i Real Madridit, Vinicius Junior, ka nisur tashmë pushimet dhe ndodhet në vendlindje, në Brazil.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Fox Sport Brazil”, Vinicius është pyetur se më kë do të dëshironte të luante, me Lionel Messin apo Cristiano Ronaldon – ai ka zgjedhur Karim Benzeman.

“Është e vështirë, sepse s’kam luajtur kurrë me asnjërin. Do të zgjedh Benzeman. Ai gjithmonë më ndihmon në fushë”, u shpreh Vinicius.

Në sezonin debutues, Vinicius ka bërë 31 paraqitje me Reali, ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 12 asiste në të gjitha garat.

Related posts

ÇËSHTJA “DUKA”/ Pesë vendime gjykate kundër shkeljeve në garën e FSHF, pranohet sekuestro e Prokurorisë

Delo.autor

SKANDALI/ Prezantimi i “EURO 2024”, UEFA fshin Kosovën nga harta dhe e fut në Serbi (VIDEO)

Delo.autor

SURPRIZA MË E BUKUR/ Të gjitha ekipet greke reagojnë për Shqipërinë: Prekët zemrat tona dhe lutemi për ju!

Delo.autor

Leave a Comment