Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Perez nis sulmin për shërbimet e yllit të Liverpool…

E ardhmja ime? Tani nuk mund të flas”. Është kjo fraza e Mohamed Salahut pak minuta pas suksesit në Champions, që trembi tifozët e Liverpulit dhe ndezi shpresat e klubeve që interesohen, Reali i Madridit mbi të gjithë. Por, edhe Bajerni i Mynihut dhe Mançester Junajtid do të ishin të interesuara për të siguruar shërbimet e sulmuesit egjiptian në rast lamtumire të tij nga “Anfield Road” këtë verë.

Salah shënoi nga pika e bardhë e penalltisë gjatë finales kundër Totenhemit (2-0) mbrëmjen e së shtunës, e cila i siguroi trofeun e gjashtë kampiones së kontinentit Liverpulit. “AS” shkruante një ditë më parë se Reali dështoi për ta transferuar ish-sulmuesin e Romës verën e shkuar, pasi Liverpuli kërkonte më shumë se 200 milionë euro.

Por, me Zinedin Zidanin që ka nisur projektin e rindërtimit të skuadrës, Florentino Perez është më shumë i vendosur për të transferuar lojtarë të këtij kalibri në “Bernabeu”. Duke folur për Salahun në fillim të këtij sezoni, Zidan tha: “Ai është një futbollist i shkëlqyer. E ka treguar me Romën dhe po e bën tani edhe në Liverpul. Ai është i ri dhe vazhdon të përmirësohet.

Salah2

Ai mund të japë më shumë në futboll. Është një lojtar që e vlerësoj me të vërtetë”. Por Reali duhet të bëjë kujdes, sepse nuk janë vetëm ata të interesuar për shërbimet e 26- vjeçarit. Ole Gunar Solskjaerit do t’i ofrohet mundësia për të rindërtuar skuadrën e “djajve” këtë verë pas një tjetër sezoni zhgënjyes. Megjithatë, tekniku norvegjez ka një detyrë shumë të vështirë për të bindur futbollistin, por edhe klubin e Liverpulit që të lejojë një prej lojtarëve më të mirë për t’u transferuar te rivalët e përjetshëm.

Bajerni i Mynihut është një tjetër pistë interesante. Aktualisht, ata po negociojnë me Sitin për transferimin e Leroi Sanesë, por me kampionët e Anglisë që këmbëngulin për më shumë se 100 milionë euro për kartonin e talentit gjerman, presidenti Hënes mund të hedhë sytë nga ylli egjiptian për të zëvendësuar dyshen e krahëve që doli në pension, Frenk Riberi dhe Arjen Roben.

mohamed salah

Ankandi sapo është hapur. Reali i Madridit aktualisht është në tavolinën e bisedimeve me Çelsin për transferimin më në fund të Eden Hazardit në Madrid. Gjigantët kanë gjetur akordin me yllin belg, por tani janë duke negociuar me klubin e Premier Ligës për të gjetur një shifër të arsyeshme për transferimin.

Related posts

ANGLI-GJERMANI/ Sfida e gjigantëve, mes historisë e dështimit. Ja pikat e dobëta dhe të forta…

Delo.autor

NGA HYSAJ TEK TOMAS STRAKOSHA/ Shën Valentini i “kuqezinjve”, si festuan lojtarët e Kombëtares… (FOTO)

Delo.autor

FLET PËR TË ARDHMEN E ICARDIT/ Wanda Nara: Jemi në negociata me…

Delo.autor

Leave a Comment