Futboll Sport

FUTBOLLISTI MË I MIRË I TË GJITHA KOHËRAVE? Mbappe jep përgjigjen surprizuese, harron…

Kylian Mbappe nuk preferon të flasë për lojtarin më të mirë në histori.

Fillimisht talenti francez u tregua diplomatik, duke mos folur për individë në veçanti, Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi, por nënvizoi se shumë lojtarë kanë lënë gjurmë.

Lojtari juaj i preferuar në të gjitha kohërat?

“Është e vështirë, sepse futbolli është shumë më ndryshe se 20 vite më parë. Mund të them lojtar i viteve 90’ta, apo 2000, apo Maradona, Zidane, tani Ronaldo e Messi. Është e vështirë të zgjedhës një, sepse kur zgjedh një mund të harrosh dikë që ka pasur karrierë fantastike”, u shpreh Mbappe në një intervistë për ESPN FC.

Por kur gazetari insiston tek pyetja,Mbappe mes surprizash thotë disa emra të cilët sipas tij kanë shkruar historinë në botën e futbollit.

Oki, më thuaj një lojtar shumë vite më parë dhe një në ditët e sotme?

“Atëherë mendoj Pelen sepse ai ka fituar tri Kupa të Botës. Ka shënuar shumë gola dhe ka luajtur për shumë vite dhe pas tij pas ndoshta Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Zidane po ashtu Ronaldinho. Janë lojtarë që kanë shkruar histori dhe nuk do të harrohen asnjëherë”, tha Mbappe duke harruar Ronaldon (fenomenin) dhe Maradonën.

Related posts

“DUKE PRITUR AGUERO-N DHE MESSI-N…”/ Koeman thur elozhe: Depay i jep diçka ndryshe skuadrës

Delo.autor

I fyer dhe keqtrajtuar/ Babai këshillon Ozil: Largohu nga kombëtarja

Isa.Autor

NISIN NEGOCIMET TEK INTER/ Marotta i gatshëm të sakrifikojë 2 yjet e skuadrës për brazilianin Lincoln

Isa.Autor

Leave a Comment