Futboll Premier League Sport

GJEN ZËVENDËSUESIN E POGBA/ Solsjkaer kërkon të marrë talentin e Premier…

Manchester United ka shfaqur me kohë interesim për talentin e Leicester, James Madison, që këtë sezon realizoi 7 gola në 33 ndeshje me “dhelprat”.

Sipas të përditshmes britanike “Daily Star” trajneri Solskjaer ka kërkuar një takim me lojtarin dhe menaxherin e tij, për të parë nëse ekziston mundësia e këtij transferimi.

Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2023 me Leicester, por mund të largohet për shumën e 50 milionë stërlinave.

Maddison është një nga mesfushorët anglezë më premtues dhe në sezonin e tij të parë në Premier League bëri një paraqitje të shkëlqyer.

Për Maddison janë interesuar edhe Liverpool, Tottenham e Manchester City, ndaj trajneri Ole Gunnar Solskjaer kërkon të mbyllë këtë marrëveshje sa më shpejt, për të evituar konkurrencën dhe rritjen e çmimit.

Related posts

INTER-BOLOGNA/ Ndeshje e “çmendur” në San Siro, “Zikaltërit” realizojnë 2 gola në 4 minuta (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ CONTE refuzon REALIN, pret ofertën e kësaj skuadre të madhe

Isa.Autor

ARSENAL KËRKON “INTUITË” NË MESFUSHË/ “Topçinjtë” kthejnë “sytë” nga Barella

F.autor

Leave a Comment