Futboll La Liga Sport

I PËRJETSHËM NË “MESTALLA”/ Tifozit të verbër të Valencias i bëhet statujë në stadium

Stadiumi “Mestalla” mbart në vetvete historinë e madhe të dashurisë së tifozit për skuadrën e zemrës.

Vincente Navarrio Aparcio 40 vite më parë humbi shikimin, por pasioni për të ndjekur skuadrën e zemrës nuk u shua kurrë, madje e bëri atë më fortë.

Në çdo takim ai ishte aty së bashku me djalin e tij, i cili e shoqëronte atë duke i treguar në vesh të atit çdo gjë që po ndodhte në fushën e blertë.

Klubi i Valencias mendoi për tifozin e saj të veçantë duke i vendosur një statujë në vendin ku ai ulej gjithmonë, duke e bërë atë të jetë i përjetshëm në stadiumin të cilin ai e dashuronte aq shumë.

Related posts

TRIUMFI I LIVERPOOL/ Shaqiri, lojtari i trofeve dhe shqiptari i medaljeve

Delo.autor

FILLOJNË PUSHIMET PARA KOHE/ Real Madridi pëson gol në fund të pjesës së parë (VIDEO)

Delo.autor

NXITON IGLI TARE/ Strakosha shpërfill rinovimin, drejtori i Lazios gjen zëvendësuesin

F.autor

Leave a Comment