Futboll Kategoria Superiore Sport

JEP LAMTUMIRËN PAS 9 SEZONESH ME SKËNDERBEUN/ Orges Shehi zyrtarizon: Ky ishte viti i fundit në Korçë…

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, ka zyrtarizuar largimin nga stoli i skuadrës korçare.

Shehi tha ky ishte vitit i tij i fundit në Korçë, ku theksoi se lamtumirën do ta konfirmojë gjatë një konference për mediat.

“Mbyllëm një sezon të vështirë tranzicioni. Personalisht dhe pas konsultimeve me familjen ishte viti i fundit në Korçë. Kam fituar çdo gjë aty dhe kam dhënë gjithçka aty, falenderoj të gjithë që nga punëtori i fushës dhe lojtarët. Do të bëjë një konferencë për të dhënë lamtumirën, se ishin 9 vite në Korçë. Do shkoj të takoj lojtarët. Nuk kam oferta deri tani, pasi jam konsultuar me familjen dhe duhet një ndryshim”, ka thënë Shehi.

Prej 9 vitesh Shehi largohet nga Skënderbeu.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Trajnerin e Gjermanisë e tjetërson COVID-19, mesazhi i tij nuk duhet humbur

Delo.autor

SFIDA NDAJ LIMASOLIT PËR CONFERENCE LEAGUE/ Sulmuesi është mungesa e vetme e shkodranëve, ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

SHKËMBIM I BUJSHËM/ Tottenham jep Eriksen por kërkon talentin e “Los Blancos”…

Delo.autor

Leave a Comment