Futboll Kategoria Superiore Sport

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Talenti i Kastrioti drejt firmës me nënkampionët e Sllovenisë…

Kastrioti ka nisur të lëvizë në merkato dhe deri më tani ka arritur që të negociojë me disa lojtarë të rëndësishëm, të cilët nëse do të bëheshin pjesë e krutanëve, do të ishin goditje bindëse sa i takon objektivit për rikthimin në Superiore. Pavarësisht negociatave, aktualisht nuk ka afrime të konfirmuara, por vetëm bisedime me disa lojtarë.

Ditët në vazhdim ka gjasa të sjellin zhvillime të reja, pasi krutanët po punojnë intensivisht në të gjitha drejtimet. Një “enigmë” e madhe vijon të jetë e ardhmja e dy zbulimeve të sezonit të fundit, Julian Shehu dhe Patrik Bardhi. Lojtarët vijojnë të jenë ndër më të kërkuarit, por pavarësisht negociatave me disa klube, ende nuk ka një vendim përfundimtar për ta.

Edhe pse Partizani dhe Kukësi insistuan për shërbimet e mesfushorit Shehu, në garë për të riun janë futur edhe Teuta e Laçi. Krutanët fillimisht arritën akordin me Partizanin, por një klauzolë e ka mbajtur pezull këtë transferim prej disa ditësh dhe të kuqtë duket se janë të dyzuar me këtë kusht.

patrik bardhi

Pritjes po i vjen fundi dhe nëse nuk arrihet kjo marrëveshje sot, atëherë përfiton Laçi, i cili rezulton të ketë bërë një ofertë të kënaqshme për shërbimet e mesfushorit. Gjasat janë që Shehu të vishet bardhezi. Ndërsa për sulmuesin e krahut, Bardhi, pista për transferimin në Turqi është zbehur, pasi palët nuk arritën dakordësi për përqindjen e kartonit.

Bardhi

Megjithatë, te krutanët ka “trokitur” një tjetër skuadër, bëhet fjalë për NK Olimpija Lubjana, skuadra sllovene e cila garon në Superligën vendëse. “Panorama Sport” mëson se ky klub ka shfaqur interes për shërbimet e Bardhit, teksa vetë ky i fundit pritet që të udhëtojë drejt Sllovenisë për ta shqyrtuar më me detaje ofertën.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një gabimi fatal nga Arnold, Asensio ndëshkon Liverpool me portën e boshatisur (VIDEO)

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ LU-LA dërgojnë Interin në finale, Shakhtari shumë i brishtë

Delo.autor

PRITET TË HIDHET SHORTI/ Rruga e Shqipërisë drejt Euro 2024 nis sot me… Nations League

Delo.autor

Leave a Comment