Futboll Seria A Sport

KLUBET GJIGANTE TË SERIE A PO MARRIN FORMË/ Gati dueli i “hekurt” me mbrojtjen e Juventus, ja emrat

Mbrojtjet e klubeve “big” të Serisë A dalëngadalë po marrin formë. Shumë ndryshime në pankina dhe prapavija, në pritje që merkato të prodhojë risi edhe për repartet e tjera. Janë ndryshime me peshë në çdo rast, sepse aksioni në ditët e sotme nis gjithmonë nga këmbët e një mbrojtësi që cilësohet si “regjisor” i shtuar.

Vetëm Interi për momentin ka zgjedhur një “rrugë” alternative, duke shtuar një “bomber” si Godin përkrah një dysheje të fortë dhe muskuloze si De Vraj-Shkrinjar. Duke i shpallur luftë të hapur Juves edhe në një tjetër aspekt, pasi gjatë kampionatit të ardhshëm Xhorxho Kielini do ketë një rival të nivelit të tij për “titullin” e mbrojtësit-goleador të Serisë A: pavarësisht se të dy nuk kanë regjistruar shifra marramendëse në kampionatin 2018-’19: uruguaiani 3 (plus 1 në Champions), ndërsa italiani vetëm 1.

Ndërkohë, do ketë pa dyshim një tjetër “betejë”, ashtu siç shihet çdo vit, për mbrojtjen më solide të Italisë. Edicionin e kaluar të Serisë A “çmimin” e fituan bardhezinjtë, me 30 gola të pësuar; të ndjekur pikërisht nga zikaltrit me 33. SI “BBC” Megjithatë, detyra kryesore e uruguaianit, holandezit dhe sllovakut do jetë të ndihmojnë kapiten Samir Handanoviçin për të blinduar portën e mbajtur të paprekur sezonin e kaluar plot 17 herë (rekord për 34- vjeçarin, i cili barazoi primatin e 2017-’18-ës). Godin-De Vraj-Shkrinjar: e kush i kalon?

Për trajnerin Antonio Konte do jetë si një rikthim në kohët juventine të “BBC”-së, duke konsideruar edhe faktin se portieri aktualisht qëndron në nivelet e Bufonit të tij. Si bllok mbrojtës mund të konsiderohet më i forti i Serisë A.

Normalisht nuk ka një krijues si Matijs De Ligt, e as si Leonardo Bonuçi, por në planin fizik,në karakter dhe potencë qëndron dukshëm mbi trion e Juves. Për më tepër, Konte do ketë edhe mundësinë e modifikimit të rreshtimit sipas rastësisë dhe nevojës:

Shkrinjar në kombëtaren sllovake ka luajtur shpesh edhe përpara mbrojtjes si “shkatërrues”; pa harruar që sezonin e kaluar u vendos në rast emergjence kundër Totenhemit (në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, e fituar 2-1 nga zikaltrit me përmbysje), edhe në krahun e djathtë (rol që mund të mbulojë pa probleme, gjithmonë në kushte të vështira edhe Godin). Një repart i pasur dhe polivalent.

Related posts

E BUJSHME/ Moratti, elozhe për “armiqtë” e Juventusit: Mendoj se është një prej skuadrave më të forta të historisë

Isa.Autor

INTER TAKIM ME AGJENTIN E YLLIT BELG/ Marotta i ofron Lukakut rrogën e “çmendur” prej…

Delo.autor

COVID-19/ “Pekin 2022” olimpiadë e blinduar, masa ekstreme, karantinë, tamponë dhe gjoba

Delo.autor

Leave a Comment