Futboll I pakategorizuar Premier League Sport

MERKATO E BUJSHME/ “Djajtë e Kuq” në garë me Barcelonën për Griezman, ja oferta rekord

Manchester United nuk heq dorë nga transferimi i Antoine Griezmanit këtë verë.

Sipas “The Sun”, anglezët janë gati të ofrojnë 106.5 milionë euro tek Atletico për të mposhtur konkurrencën e Barcelonës.

“Djajtë e kuq” besojnë se një kontratë prej 26 milionë eurosh në sezon do të mjaftonte që sulmuesi francez të linte Spanjën për Anglinë.

Por një faktor që shkon kundër 20 herë kampionëve të Anglisë është ai se ata nuk do të luajnë në Champions sezonin e ardhshëm dhe një nga arsyet përse Griezman ka vendosur që të lërë Atleticon është mungesa e ambicieve dhe se ai kërkon të fitojë një trofe të rëndësishëm.

Por Solskjaer nuk do të heqë dorë kollaj dhe ka bërë gati 95 milionë sterlina (106.5 milion euro), duke shpresuar që Atletico ta pranojë ofertën.

Ai do të bëhej blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit, duke qenë se rekordin e mban transferimi i Pogbasë nga Juve për 100 milion euro.

Related posts

VIDEO/ Pësoi 2 gola nga Milan, mediat vlerësojnë maksimalisht Strakoshën

Q.Autor

WEST HAM NË AVANTAZH/ Shënon golin Declan Rice (VIDEO)

Delo.autor

Nuk luan sonte, por shikoni çfarë bën Vidal para ndeshjes Real-Bayern

Sadik.Autor

Leave a Comment