Futboll Sport

Mourinho ka besim tek Interi i Contes: Brenda dy sezoneve do fitojë Championsin

Jose Mourinho promovon Interin e Antonio Contes. Trajneri portugez, i cili ka qenë në krye të zikaltërve për t’i udhëhequr drejt tripletës, beson se në një kohë të shkurtër skuadra italiane do të kthehet mes më të mëdhave të Europës.

“Interi që tani ka një skuadër të mirë, një projekt të ri dhe shumë para për të investuar. Sezonin e ardhshëm, ndoshta jo, por mendoj se për dy vite mund të synojë triumfin në Champions”, thotë “Special One”.

Gjithsesi, për portugezin, pretendentët për të kupën me veshë të mëdhenj janë të zakonshmit.

“Juventusi, Bayerni, PSG, Manchester City, Barcelona, Reali, Atletico dhe Liverpooli. Mes këtyre skuadrave do të jetë fituesi i edicionit të ardhshëm. Chelsea? E vështirë, sepse i është bllokuar merkato”, deklaroi Mourinho.

Related posts

PRESION KLUBIT/ Portugezi kërkon transferimin te Manchester United

Delo.autor

Analiza/ 10 arsye për të shpjeguar eliminimin qesharak të Barcelonës

Sadik.Autor

MERR FUND DILEMA/ REALI “shuan” ëndrrat e INTERIT me një FOTO-MESAZH

Isa.Autor

Leave a Comment