Futboll Seria A Sport

PËRJASHTIMI I MILAN NGA EUROPA LEAGUE/ Hetimet nga UEFA, ja ndëshkimet e ashpra

E ashtuquajtura Dhoma Arbitrare e Kontrollit Financiar të Klubeve ka konfirmuar përjashtimin e klubit të Milanit nga sezoni i ri i Ligës së Europës. Teksa vendin e kuqezinjve e merr Roma, ky institucion në bashkëpunim me UEFA-n kanë publikuar edhe një komunikatë, ku shpjegohet vendimmarrja e KAS-it, e cila i njeh kuqezinjtë fajtorë për shkelje të normativës për bilancet në klubet europiane të futbollit.

“Djalli” në komunikatë cilësohet si i paaftë për të sistemuar problemet ekonomike, të cilat janë thelluar sezon pas sezoni që nga 2014-2015. Monitorimet dhe hetimet e UEFA-s kanë provuar me fakte mangësitë në bilancin e Milanit edhe në sezonet 2015-‘16 e 2016-‘17. Në komunikatë ripërshkruhen etapat e problematikave të Milanit me “Fair-Play Financiar”. Teksa “dosja” për 2017-2018 është mbyllur si pasojë e paktit mes klubit milanez dhe UEFA-s, Dhoma Arbitrare e Kontrollit Financiar të Klubeve ka shpjeguar edhe vendimmarrjen në dëm të kuqezinjve, duke shpjeguar se:

“Dhoma Arbitrare e Kontrollit Financiar të Klubeve ka lëshuar një urdhër procedural, që konfirmon përjashtimin e AC Milan nga sezoni i ardhshëm i kompeticioneve për klube të UEFA-s. Ky dënim vjen për shkak të mosarritjes së plotësimit të kushteve mbi rregullimin e bilanceve në periudhat e monitorimit gjatë sezoneve 2017-‘18 dhe 2018-‘19. Vlerësimet u bënë për sezonet e përfunduara në 2015-ën, 2016-ën, 2017-ën e 2018-ën. Më 19 qershor 2018, Dhoma Arbitrare e Kontrollit Financiar të Klubeve vendosi të përjashtonte Milanin për një sezon nëse në dy vitet e ardhshme klubi do të kualifikohej në kompetiecionet e organizuara nga UEFA.

skysports-san-siro-ac-milan_4634807

Deficiti i Milanit i tejkalon limitet për secilin nga sezonet e sipërpërmendura dhe klubi nuk arriti të rregullojë gjendjen financiare. Më 20 korrik 2018, edhe Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e pranoi faktin se Milani kishte një deficit të rëndë, por njëkohësisht e gjykoi si të tepruar vendimin për t’i përjashtuar nga kompeticionet europiane për klube. Pas vendimit të KAS-it, çështja u kthye përsëri nën shqyrtimin e Dhomës Arbitrare të Kontrollit Financiar të Klubeve, me Milanin që do të kishte afat deri më 30 qershor 2021 për të plotësuar parametrat e UEFA-s për ‘Fair-Play Financiar’.

Përveç 3- vjeçarit 2014-2017, Milani do të gjykohej nga Dhoma Arbitrare e Kontrollit Financiar të Klubeve edhe për sezonin 2017-‘18, ku gjithashtu humbjet ishin përtej kufijve të normativës së UEFA-s. Edhe për këtë rast Milani apeloi në KAS, por shqyrtimet e dosjeve të Milanit u ndërprenë me 5 qershor, në pritje të vendimeve të KAS-it. Për shkeljet e kryera, UEFA i kërkoi Milanit të mos merrte pjesë në kompeticionet europiane për sezonin 2019-‘20 dhe klubi italian e pranoi këtë vendim së bashku me fajësinë për shkeljet e kryera në bilanc.

Për pasojë, më 28 qershor 2018, KAS-i dha një urdhër procedural, sipas të cilit Milani përjashtohej nga Liga e Europës. UEFA është e kënaqur nga klubi i Milanit që ka pranuar fajet dhe nga fakti se KAS-i ka konfirmuar shkeljet e klubit italian. Në raste të tilla duhen dhënë ndëshkime edhe më të rënda, aq më tepër që UEFA i kishte marrë këto vendimet që në kohën kur problemet e Milanit ishin marrë nën shqyrtim”.

Related posts

SKANDALI NË ANGLI/ Abuzimi ndaj Sterling, Chelsea pezullon katër tifozë

Isa.Autor

Ventura në “pole” te Udinese, pritet të…

Sadik.Autor

MBI TË ARDHMEN E TALENTIT NORVEGJEZ/ Agjenti Raiola: Nuk jam dakord me Dortmund për Haaland

Delo.autor

Leave a Comment