Futboll Sport

POLICIA NË STËRVITJEN E BARAZILIT/ Neymar thirret në komisariat për akuzën e përdhunimit

Zhvillime të reja nga çështja e Neymarit. Pasi u akuzua nga një femër braziliane për përdhunim, ylli brazilian publikoi fotot e bisedave me të në rrjetet sociale, për të treguar se marrëdhënia mes tyre ishte konsensuale dhe nuk bëhej fjalë për një përdhunim.

Por, tashmë situata është komplikuar më shumë. Një delegacion nga policia e Rio-s, është paraqitur ditën e sotme në grumbullimin e Brazilit, që “Seleçao” po zhvillon në vigjilje të Kupës së Amerikës.

Policët, i paraqitën yllit të PSG-së, një njoftim se ai duhej të paraqitej ditën e premte në komisariat, për të treguar versionin e tij të ngjarjes.

Në Brazil, ligji shprehet se në rast të skenave të seksit, pornografisë apo nuditetit, të cilat kryhen pa pëlqimin e njërit prej personave, ato dënohen me burg nga 1 deri në 5 vite.

Për këtë situatë delikate foli edhe trajneri i Brazilit, Tite, por nuk e bëri shumë të madhe. “Është një çështje personale, duhet disa kohe para se të gjykojmë këto fakte”, u shpreh shkurtimisht Tite.

Çështja është bërë akoma më e madhe, ku vajza që akuzon Neymarin, ka paraqitur edhe disa hematoma në trup, si shenja për të provuar përdhunimin, raporton portali “UOL Esporte” në Brazil.

Siç thuhet, përdhunimi është kryer në një hotel në Paris më datën 15 maj, ndërsa gjashtë ditë më vonë, vajza pas ekzaminimeve mjekësore, ka paraqitur humbje peshe, ankth, stres dhe hematoma në këmbë dhe vithe, pas kësaj ngjarje.

Tashmë, mbetet për t’u parë se si do të shkojë kjo çështje për yllin brazilian.

Related posts

ZYRTARE/ Partizani mendon për të ardhmen, arrin akordin me sulmuesin Dragaj

Delo.autor

Laçi ndëshkohet në Gjirokastër, Mezani: Ja çfarë shpresoj…

Sadik.Autor

EKSPLOZIVI NË SHTËPINË E ARMAND DUKËS/ FIFA mesazh FSHF-së: Presim një proces transparent zgjedhjesh

Delo.autor

Leave a Comment