Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PRANOI KALIMIN TEK KOMBËTARJA HELENE/ Durmishaj: Nuk e besoja, i bekuar… (VIDEO)

Pas një sezoni shumë të mirë me Panioniosin në kampionatin grek, ku arriti të shënonte gola të shumtë në kampionat, për Fiorin Durmishajn nisi një interesim nga Greqia.

Ka qenë pikërisht kombëtarja helene, zgjedhja që Durmishaj bëri pavarësisht se deri atë kohë luante me të rinjtë e Shqipërisë.

I ftuar në një emision argëtues në Greqi, i ndërtuar mbi lojën e Ping Pongut dhe pyetjeve, Durmishaj është ndalur edhe te zgjedhja e Greqisë, për të cilën ndihet i bekuar.

Në “Ping Pong Challenge”, Durmishaj u shpreh se nuk i besohej që ka marrë një ftesë nga Greqia dhe se ishte i paqartë për çfarë po ndodhte.

“Ishte një telefonatë e papritur dhe për 4-5 ditë nuk po e kuptoja se çfarë po ndodhte. Fillova ta besoj, kur po i tregoja familjes time dhe më pas erdhi momenti kur u ftova në kombëtare. Jam i bekuar që jam ftuar nga kombëtarja ime”, tha Durmishaj.

Related posts

RREGULLORJA NË “EURO 2020″/ Ja si kualifikohen në fazën e grupeve 24 kombëtaret

Delo.autor

ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, Gavazaj gjen ekip të ri. Firmos për skuadrën e…

Delo.autor

ÇFARË SPEKTAKLI/ Shikoni KLASIN DHE FANTAZINË e Iniestas me Podolskin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment