Futboll La Liga Sport

PUBLIKOHEN FAKTE TRONDITËSE/ Ja si e trukuan ndeshjen skuadrat e La Ligas (VIDEO)

Një skandal trukimesh tronditi futbollin spanjoll disa ditë më parë, ndërkohë që së fundmi janë publikuar edhe disa përgjime mes personave të përfshirë në këtë skandal, teksa dëshmojnë se ka pasur fiksim rezultati edhe në ndeshjen mes Real Vladolidit dhe Valencias në javën e fundit të kampionatit.

Raul Bravo, Karlos Aranda dhe Borja Fernandez janë liruar me kusht nga burgu, pasi u paraqitën para një trupi gjykues. Ata po akuzohen për korrupsion në sport dhe për krime të tjera. E përditshmja spanjolle, El Mundo, i ka publikuar ekskluzivisht disa incizime, të cilët ishin siguruar fillimisht nga policia.

“Shtatë lojtarë janë bindur me ryshfet, asnjë më shumë”, dëgjohet duke thënë Aranda në telefon.

“Vëri bast 10 mijë euro dhe do t’i fitosh 20 mijë”, thotë Aranda në po të njëjtën bisedë.

Këto fraza, bashkë me disa gjëra të tjerë, e dëshmojnë se ndeshja mes Real Valadolidit dhe Valencias ishte e fiksuar. Kjo ndeshje kishte qenë vendimtare për fatin e klubeve që kualifikohen në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

15595977477656

“El Mundo” gjithashtu raporton se Bravo kishte shkuar për ta takuar Borja Fernandezin, ndërsa nuk ka asnjë dëshmi për ndonjë takim mes lojtarëve në shtëpinë e futbollistit të Valadolidit Keko Gontanit. Aranda i kishte treguar edhe një shoku për këtë ndeshje.

“Shiko këtu shok, Valencia do të fitojë edhe në pjesën e parë, edhe në të dytën, në rregull?”, dëgjohet ai duke thënë në bisedën telefonike.

“Më dëgjo, Valencia do t’i fitojë dy pjesët, në rregull?”

“Kështu, ata do ta fitojnë ndeshjen, por do të jenë duke fituar edhe në pjesën e parë, ata duhet t’i shënojnë dy gola në dy pjesët në mënyrë që të fitojnë në të dyja”.

1559600762841

“Shiko, ti e di për çfarë po bëhet fjalë, askush s’mund ta marr vesh, por ti e di. Askush. Askush do të thotë askush; askush, as shokët e ty edhe askush tjetër”.

Ndeshja e fituar 2-0 nga Valencia ka përfunduar nën hetim pas sinjalizimit të La Ligas, për shkak të shifrave të jashtëzakonshme të parave luajtur në tregjet e basteve në Evropë e Azi. Sipas hetimit, marrëveshja nuk ka qenë mes klubeve, por mes lojtarëve të veçantë, që kishin rënë dakord që të përfitonin shifra të mëdha për fitoren e Valencias.

Related posts

NGA HYSAJ TEK VESELI/ Ja pagat e futbollistëve SHQIPTARË në Serinë A (LISTA)

Isa.Autor

Polonia mbetet pa trajner, kandidatë janë De Biasi dhe Prandelli

Isa.Autor

LUFTA/ Ushtria ukrainase ka nevojë për armë, futbollisti i dërgon 75 mijë euro

Delo.autor

Leave a Comment