Futboll Sport

Rrëfehet Alioski pasi u përzu nga restoranti: Ishim duke biseduar shqip dhe pastaj vjen…

Dreka familjare e futbollistit Ezgjan Alioski në një restorant në Prilep u shndërrua në makth, vetëm se ai dhe të afërmit e tij flisnin në gjuhën shqipe.

Ezxhan Alioski, lojtar i kombëtares së Maqedonisë dhe një nga lojtarët më të mirë që luajti kundër Polonisë dhe Austrisë edhe pse i lënduar, sot përjetoi një moment jo të këndshëm në Prilep.

Alioski sqaroi për “Klan Macedonia Television” se deri sa ishte në restorant së bashku me familjen e tij, është lutur që të largohej nga restoranti për shkak se me të afërmit e tij ka biseduar në gjuhën shqipe.“Jam vërtet i irrituar me atë që ndodhi në Prilep. Shikoni, unë luaj për ekipin e kombëtares së Maqedonisë. Vij nga Anglia për të luajtur me gëzim për këtë ekip dhe ja çka përjetoj këtu. Derisa unë me të afërmit e mi kemi biseduar në gjuhën amtare, përndryshe unë nuk fsheh që jam shqiptar, një njeri erdhi dhe më tha të largohesha nga restoranti vetëm sepse dëgjoi gjuhën që komunikoja me familjen time. Unë me të vërtetë nuk kam koment, uroj që kjo mos t’i ndodh askujt”, tha Alioski.

Ezgjan Alioski rrëfehet për rastin në #Prilep

Flet Ezgjan Alioski Si ndodhi rasti në #Prilep Lojtari i Leeds United urrejtjen do ta luftojë me humanizëm Kthehemi bashkë në #Prilep ku Ezgjani so ta tregojë madhështinë e tij… Pjesa e dytë pas pak në #KlanMacedonia

Gepostet von Klan Macedonia Television am Donnerstag, 13. Juni 2019

Related posts

DY LARGIME DHE 3 PËRFORCIME NË JANAR/ Ja si pritet të jetë Napoli i Gattusos

Delo.autor

RRËFEN PËR SUPER LEAGUE/ Ceferin: Infantino? Nëse është e vërtetë, s’mund të jetë më president i FIFA-s

Delo.autor

Granit Xhaka i shënon gol të bukur Milanit

Q.Autor

Leave a Comment