Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDA ELIMINATORE NDAJ ISLANDËS/ Berisha thekson: Rezultati pozitiv na mban në lojë për…

Portieri i Kombëtares shqiptare Etrit Berisha ka folur në prag të përballjes kundër Islandës e vlefshme për eliminatoret në Euro 2020

Në një deklaratë për mediat, “gardiani” i Atalantës theksoi se një rezultat i mirë me islandezët, mban në lojë kuqezinjtë për kualifikimin.

“Mund të them që atmosfera është e mirë. Kemi një trajner me eksperiencë të madhe dhe është munduar ta bëjë ekipin entuziast. Tani për tani, jemi të lumtur, pasi po kalojmë mirë si në stërvitje dhe jashtë.

Nuk duhet të kemi presion. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Një rezultat i mirë do të hapte shpresat për kualifikim. Jemi një grup ku nuk ka shumë diferenca”, tha fillimisht ai.

Islanda, rival direkt: Luajmë ndaj një kundërshtari direkt për kualifikim, çka do të thotë shumë për moralin dhe vetëbesimin e ekipit. Do të mundohemi ta përgatisim sa më mirë këtë ndeshje dhe të shohim. I kemi cilësitë e duhura për të marrë një rezultat pozitiv. Mendoj që Islanda, përveç lojës në ajër, ka dhe cilësi të tjera. Gjithsesi, jemi në këtë periudhë ku e kemi në konsideratë këtë gjë.

Mbrojtja: Kemi shumë lojtarë që mund të bëjnë mirë në këtë repart. Kemi lojtarë me eksperiencë dhe lojtarë që luajnë në kampionate të rëndësishme. Mund të them që jemi të konsoliduar në këtë repart. Diferencën e kanë bërë gabimet tona. Besoj se do t’i eliminojmë këto gabime dhe do të kemi mundësi për rezultat pozitiv. Nëse dalim mirë nga kjo ndeshje, do të kemi vetëbesim dhe në ato që vijojnë.

Related posts

“KEMI PËRDORUR STRATEGJITË TONA”/ Flet trajneri Egbo pas fitores: Çunat dhanë maksimumin, duhet…

Delo.autor

“GODITJA BOMBË”/ Talenti i Romës shënon nga 50 METRA një gol SPEKTAKOLAR (VIDEO)

Isa.Autor

VDES FUTBOLLISTI ANGLEZ/ Pas dhunës mizore nga një grup personash, gjëndet në…

Delo.autor

Leave a Comment