Futboll Seria A Sport

SHKËMBIMI ICARDI-DYBALA/ Inter dhe Zonja e Vjetër për realizimin e goditjes kanë problemin tek…

Mauro dhe Paulo, dy argjentinas me origjinë europiane, të lindur më 1993, prej disa kohësh jetojnë në simbiozë nëpër faqet e gazetave dhe në jetën reale.

Situata do mbetet e tillë edhe për disa kohë, sepse Juvja dhe Interi kanë rihapur bisedimet për atë që do konsiderohej shkëmbimi i vitit: Ikardi te Juvja, Dibala tek Interi. Më saktë, kanë intensifikuar dialogun me ndjesinë që problemet do mbeten, por do ketë edhe interesa të përbashkëta. Pra, bardhezinjtë prej kohësh po kërkojnë numrin 9 zikaltër dhe tani kanë mundësi ta sigurojnë me kushte të arta, ndërsa Interi do pranonte me dëshirë “10”-ën juventine, perfekt për mënyrën e lojës së Kontes. Merkato duhet ende të nisë dhe të krijohet ndjesia se kjo çështje do jetë “telenovela” e verës. Megjithatë, ndoshta në qershor, pasi do ishte diçka pozitive për bilancet e dy klubeve.

BILANCI – Arsyeja? Interit i nevojiten 40 milionë euro si plusvalenca brenda datës 30 të këtij muaji. Vetë Juvja duke shitur Dibalën do sistemonte disi llogaritë, ku Ikardi “peshon” 2,5 milionë, ndërsa Dibala 17. Një shitje me kosto të njëjtë, ndoshta rreth 80 milionë, do sistemonte bilancet pa mbivlerësuar kartonët. Nuk qëndron vetëm aspekti ekonomik: secili ka përfaqësuar, pavarësisht se me arsye të ndryshme, probleme për trajnerët përkatës, pra Spaletin dhe Alegrin.

MODULE DHE TAKTIKA – Duke kaluar te fusha: trajneri i ri bardhezi do duhej të verifikonte së pari bashkëjetesën taktike mes Ikardit dhe Kristiano Ronaldos. CR7 nuk preket, duhet të jetë Mauro ai që do tregojë se e ndien veten një futbollist total dhe jo vetëm një bomber i zonës së rreptësisë. Lojtarët në rrezik shitjeje konsiderohen Mario Manxukiç dhe Mose Ken.

Kroati, pavarësisht rinovimit disa kohë më parë deri në 2021-shin, nuk e ka të sigurt të ardhmen në Torino. Ofertat nga Kina dhe Borusia e Dortmundit ndërlikojnë pozicionin në skuadër. Për t’u vlerësuar edhe situata e talentit, për të cilin po punohet për zgjatjen e raportit. Shihet si e ardhmja e skuadrës, po çfarë do ndodhte nëse vjen Ikardi dhe dikush troket në “Continassa” me një çek prej 40-50 milionë eurosh?

Related posts

PRITET T’I JAPË FUND PEZULLIMIT 3 MUJOR/ Ja kur do të rifillojë futbolli në Premier League

Delo.autor

Vettel: Kaosi që krijoi shiu na hoqi mundësinë për “pole”

Isa.Autor

PREKËSE/ 5-vjeçarja me KANCER i shkruan letër, Modric bën këtë gjest FANTASTIK

Isa.Autor

Leave a Comment