Futboll Sport

SYNOJNË PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ Inter i vendos në gatishmëri të Kontes një buxhet prej…

Stiven Zhang e premtoi pas mbylljes së se zonit, kur priste Antonio Konten në stol. “Do bëj maksimumin për këto ngjyra”.

Pakti është pakt: pasi siguroi trajnerin me një sakrificë të madhe ekonomike, do veprojë po në të njëjtën mënyrë me skuadrën. Interi do vendosë në gatishmëri të Kontes një buxhet prej 120 milionë eurosh për merkaton. Ka kërkuar një skuadër konkurruese dhe sa më të kompletuar në prag të angazhimeve verore. Tani “topi” i ka kaluar Piero Auzilios dhe Xhuzepe Marotës. Emrat më të nxehtë janë ata të Romelu Lukakut, Nikolo Barelës dhe Edin Xhekos.

XHEKO – Duke nisur nga “konfirmimet”, në krye qëndron Edin Xheko. 33-vjeçari po pret një sinjal, po ashtu si Interi në krahun tjetër pret zgjidhjen e çështjes së drejtorit sportiv të Romës për të pasur një “ndërmjetës”. Verdhekuqtë kërkojnë 20- 25 milionë euro, zikaltrit janë të ndalur në 10-12 dhe do shtojnë një talent si shkëmbim, ku preferenca është Davide Merola.

BARELA – Një tjetër lojtar që po pret vetëm një telefonatë për të prerë biletën drejt Milanos, është Nikolo Barela. Oferta e fundit zikaltër: 35 milionë euro cash plus 5 si bonuse, për një total prej 40 milionësh, e komunikuar të enjten e kaluar nga Piero Auzilio menaxherit të 22-vjeçarit, Alesandro Beltrami.

Interi për momentin ka zgjedhur të mos përfshijë shkëmbime, sepse nuk dëshiron të humbasë përfundimisht lojtarët e kërkuar nga Kaljari, ose vetëm në rast se vlerësohen më tepër, duke gjetur një “pakt xhentëlmenësh” për të ardhmen, ose nëse zgjidhet formula e huazimit. Ndërsa opsioni Eder po vështirësohet, pasi në mes qëndron Jiangsu. Mbetet në gatishmëri Federiko Dimarko, por për Kaljarin nuk qëndron në krye të dëshirave.

LUKAKU – Belgu ka shprehur dëshirën e tij për të punuar me Konten, njëkohësisht për të provuar një eksperiencë të re profesionale në Itali. Për Mançester Junajtid kushton ende 90 milionë euro, diçka më pak se shifra që i paguan dy vite më parë Evertonit. Sipas Interit në krahun tjetër, vlerësimi i 26-vjeçarit është më i ulët sepse së pari, një pjesë e shpenzimit është amortizuar dhe së dyti, Solskjaer nuk e konsideron më sulmuesin titullar (preferon Rashfordin).

Duke punuar me diplomaci, marrëveshja mund të arrihet për rreth 70 milionë, pa përfshirje shkëmbimesh, por me bonuse. Ndërsa me 26-vjeçarin ekziston akordi për një kontratë pesëvjeçare.

LAZARO – Profili më i mundshëm për krahun e djathtë konsiderohej të ishte, deri pak javë më parë, Viktor Mozes. Së fundmi, në “pole position” ka kaluar Valentino Lazaro, mesfushori 23-vjeçar i Hertës së Berlinit, i cili mund të vishet zikaltër për rreth 17- 20 milionë euro.

Related posts

Emery i kënaqur me merkaton, por planifikon edhe një përforcim tek Arsenali

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Talenti francez me Covid-19, humbet kombëtaren dhe fillimin e sezonit

Delo.autor

PAS DISFATËS NË DERBIN E MADONINËS/ Conte habit: Ishim më të mirët

Delo.autor

Leave a Comment