Manchester City ka bërë një ofertë me vlerë 95 milionë euro për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.
Sipas burimeve të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport”, “Qytetarët” sezonin e ardhshëm dëshirojnë me çdokush të përforcojë repartin e mbrojtjes dhe Koulibaly është i preferuari i Pep Guardiolës.
Mbrojtësi 27-vjeçar po mendohet si zëvendësuesi ideal i Vincent Kompany, i cili u emërua kohët e fundit trajneri i ri i Anderlechtit.