Futboll Seria A Sport

“TËRBOHET” INTER NË MERKATO/ Marotta gati 70 milionë euro për yllin e Napolit…

Duket se kërkesat urgjente të Antonio Kontes si trajneri ri i Interit janë sulmuesit. Drejtuesit zikaltër prej kohësh janë në ndjekje të dyshes Lukaku dhe Xheko, ndërsa me belgun përflitet se kanë rënë dakord për termat financiarë dhe tashmë ka mbetur për t’u bindur vetëm Mançester Junajtid.

Sakaq, ditën e sotme ka qenë surprizë lajmi se zikaltërit kanë kërkuar informacion për Lorenco Insinje. Në fakt, sulmuesi është përfolur se mund të largohet nga Napoli këtë verë, megjithatë gjithmonë fjala ka qenë për një transferim jashtë vendit për shkak se Insinje është shumë i lidhur me ngjyrat e klubit. Por, kjo nuk e ka provuar Interin të pyesë, ndërsa përgjigja e drejtuesve napoletanë ka qenë e prerë. Për 28-vjeçarin nuk ka bisedime nën 70 milionë euro.

Një shifër e lartë kjo për Marotën, duke marrë parasysh se klubi nga Milano do të shpenzojë thuajse të njëjtën shumë për të transferuar Lukakun. Një operacion merkato që duket i vështirë për t’u realizuar, megjithatë trajneri Konte mund të bindë sulmuesin t’i bashkohet projektit të ri zikaltër.

Related posts

(VIDEO) Shaqiri ose ndryshe “Messi”, shqiptari dhuron asistin më të bukur në botë

Q.Autor

FINALJA QË DUHET FITUAR/ Kroaci-Skoci luhet një biletë për në 1/8, barazimi i “djeg” të dyja

Delo.autor

JO VETËM NEYMAR-MBAPPE/ Ja çiftet e tjera VIP, që nuk e fituan Championsin

Delo.autor

Leave a Comment