Futboll Premier League Sport

U TRANSFERUA PËR 61 MILIONË EURO/ Wan-Bissaka për teste mjekësore tek Manchester United

Mbrojtësi i Crystal Palaces, Aaron Wan-Bissaka do të bëhet transferimi i dytë i Ole Gunnar Solskjaer te Manchester United, pas Daniel James.

Brenda kësaj jave mbrojtësi britanik do të kompletojë testet mjekësore te “Djajtë e Kuq” për 61 milionë euro nga rivalët e Premier Leagues.

“Goal” konfirmon se mbrojtësi i djathtë pritet që të arrijë në Carrigton, ndërsa është duke luajtur me grupmoshat U-21 të Anglisë.

21-vjeçari ka arritur të kapë interesimin e Manchester United, pas paraqitjeve fantastike që zhvilloi sezonin që lamë pas te ‘Eagles’.

Related posts

“EFL CUP”/ Portieri i Manchester United bën gjeste të çuditshme, ja çfarë ndodh gjatë penalltisë

Delo.autor

Mourinho pendohet për përplasjet me Wengerin, ja çfarë ka thënë sot

Sadik.Autor

Messi thyen një tjetër rekord, sërish mund Ronaldon

Sadik.Autor

Leave a Comment