Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

UDHËTUAN DRJET ISLANDËS/ Bilardo dhe letra, Kombëtarja relaks para sfidës

Shqipëria është prej disa ditësh në Gjermani dhe sot do të udhëtojë drejt Islandës. Çdo ditë e më shumë, futbollistët nënvizojnë faktin se atmosfera është krejt ndryshe dhe me trajnerin Reja grupi ka rifituar lidhjet e forta dhe harmoninë.

TELEFONI

Një nga rregullat më strikte të Panuçit ishte telefoni. Trajneri i Kombëtares, ndër të parët urdhra për lojtarët dha mospraninë e telefonit sidomos në tavolinën e ngrënies. “Të heqësh telefonin në vitin 2019, është e tepërt”, komentoi Altin Lala për gazetën disa ditë më parë.

E në fakt, kështu duket se e vlerëson edhe Edoardo Reja. Lojtarët janë të lirë që ta shijojnë ushqimin si të duan. Madje, edhe me telefona në duar. Siç shihet edhe nga postimet e tyre, ata tashmë kanë mundësinë edhe të bëjnë shaka mes tyre, duke shfaqur racionet që konsumojnë. “Ndoj i uritur”, shkruan Hysaj për futbollistin e Breshas me shaka.

edi reja

KOHA E LIRË

Bilardo, letra e gjithçka tjetër që duan. Lojtarët kanë mjaftueshëm kohë të lirë. “Panorama Sport” ka siguruar foto nga momenti kur kuqezinjtë sfidojnë njëri-tjetrin me lojëra të ndryshme. Ngacmime, sfida, shaka, harmoni dhe bashkëveprim.

Bilardo

Gjithçka nevojitet mes një grupi çunash të rinj, që në fushë nuk do të bëjnë gjë tjetër veçse të zbresin të bashkuar. Shtatshkurtri Kaçe i sfidon të gjithë në bilardo, Cikalleshin, Balajn apo edhe cilindo nga stafi që ka dëshirë të luajë. Po letra? Loja “Uno” është më e preferuara. Ama, aty duket se ka “monopol”. Taulant Xhaka nuk lejon askënd të dalë më lart se ai me pikë në këtë lojë. Gjithmonë fitues.

Bilardo2

TIFOZËT

Siguria është e rëndësishme. Qetësia gjithashtu. Por ama jo izolimi. Ky i fundit është tashmë fjalë e huaj për Kombëtaren, e cila tanimë është e hapur dhe lehtësisht e prekshme nga tifozët. Shumë shqiptarë që jetojnë në Frankfurt pranë hotelit ku u akomoduan kuqezinjtë, kanë pasur mundësinë për të vizituar hollin, ku shpesh gjejnë fanellat e kuqe.

kombetarja frankfurt

Foto, takime dhe biseda të lirshme. Kjo është pjesa njerëzore dhe jo profesionale e lojtarëve dhe stafit të Kombëtares. Në momentin që kanë kohë të lirë, mund ta kalojnë atë në mënyrën që ka dëshirë secili, ndërsa kur zbritet në fushë, rregullat dhe disiplina janë ato të nevojshmet për të përgatitur një ndeshje.

Related posts

”NUK ISHTE GJEST I BUKUR”/ Del Piero flet për largimin e Cr7 nga stadiumi

Delo.autor

MILAN-ROMA/ Veretout barazon me penallti, polemika në Itali (VIDEO)

Delo.autor

Starti i keq i Interit, Spalletti: Jemi anti-askushi!

Isa.Autor

Leave a Comment