Futboll Seria A Sport

ZHANG UDHËTON DREJ SPANJËS/ Presidenti i Inter në “gjurmët” e yllit të “Los Blancos”…

Nga “supermarketi” Real Madrid mund të përfitojnë shumë klube këtë verë. Presidenti i “galaktikëve”, Florentino Perez, për të financuar blerjen e Eden Hazard dhe Luka Joviç, përveçse “ëndrrat” e verës Pol Pogba dhe Kilië Mbape, ka vendosur të nxjerrë në shitje një pjesë të madhe të yjeve aktualisht në skuadër: nga Isko, tek Asensio pa harruar Garet Bejl. Uellsiani është ndër të parët me valixhe në duar, pas konflikteve të vazhdueshme me kreun dhe trajnerin Zinedin Zidan. Në gjurmët e tij është vënë Interi.

STRATEGJIA 

Një ide ndoshta e çmendur nga ato që dëgjohen vetëm gjatë merkatove. Në pjesën më të madhe mbeten zëra, herë të tjera shndërrohen në negociata dhe goditje. Vetë lojtari ka deklaruar në më shumë se një rast se dëshiron të qëndrojë, por duke konsideruar situatën aktuale, zikaltrit kanë vendosur të veprojnë. Presidenti Stiven Zhang ka “nuhatur” mundësinë dhe i është drejtuar selisë madrilene. Strategjia do jetë ajo e huazimit, pa detyrim blerjeje, por vetëm me kushtin e pagesës së plotë të rrogës (15 milionë euro).

Ivan-Perisic-716969

PERISIÇ

Në rast transferimi në Milano, Bejl do merrte vendin e njërit mes Ivan Perisiçit dhe Valentino Lazaros (pavarësisht se ky i fundit nuk është zyrtarizuar ende, por ka një marrëveshje totale me Hertën e Berlinit), pasi është i aftë t’i mbulojë të dyja korsitë anësore. për kroatin nuk po dëgjohen më “sirenat” angleze ashtu si verën e kaluar, kur sulmuesi thuajse u shpall kampion në Botërorin rus dhe kërkohej nga klubet elitare të Premier  Ligës, gati të paguanin shifra marramendëse: në fund, e bindi të qëndrojë Luçiano Spaleti. Trajneri i ri Antonio Konte do përpiqet ta përshtasë në të majtë të skemës 3- 5-2, por do preferonte Bejlin. Sezoni i porsa mbyllur nuk ka qenë pozitiv për Perisiçin, vetëm tetë gola (gjysma e të cilëve në fazën e fundit të kampionatit), katër asiste dhe një rendiment nën pritshmëritë që kanë gjeneruar nervozizmin e tifozëve interistë, po ashtu si pakënaqësitë e shprehura në fushë. Nëse vjen Bejl, do i takojë stoli.

Related posts

STARTON BUNDESLIGA ME BAYERN MUNICH-HERTHA BERLIN/ “Bavarezët” nisin një epokë të re (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

VAZHDON TË FESTOJË SIKUR ASGJË S’KA NDRYSHUAR/ Adriano, i dehur në rrugët e Rios. VIDEO përçan internetin

Delo.autor

Liverpool kërkon partnerin e Van Dijk, ja dy alternativat…

Sadik.Autor

Leave a Comment