Futboll Seria A Sport

ZYRTARIZOHEN LEGJENDAT E “KUQEZINJVE”/ Maldini dhe Boban marrin “frerët” e Milanit në dorë

Në të gjithë mediat italiane flitej se Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban ishin shumë afër për të marrë një post të rëndësishëm tek Milani.

Ditën e sotme ka ardhur edhe zyrtarizimi i të dy legjendave kuqezi. Milan ka komunikuar se Paolo Maldini do të jetë drejtori i ri teknik dhe Zvonimir Boban Shefi i Zyrës së Futbollit. Të dy do të punojnë rreth merkatos dhe planeve të skuadrës. Prej kohësh flitej kjo lëvizje, por vetëm ditën e sotme, është bërë zyrtare.

Pas zgjidhjes së stafit administrativ, tek “Djalli” po punojnë për të gjetur trajnerin që do t’i drejtojë sezonin e ardhshëm. Me shumë mundësi trajneri i ardhshëm do të jetë Marko Xhiampaolo, i cili pritet të ndërpresë kontratën e tij me Sampdorian.

Related posts

Tabarez: “Franca më e mirë se ne! Tani duhet të ringrihemi”

Isa.Autor

SULMUESI I BARCELONËS I HAP SFIDË REALIT/ Braithwaite: Jam 100% i sigurt që e fitojmë La Ligën!

Delo.autor

MERKATO/ Interi GODET sërish, sulmuesi argjentinas zbarkon në Milano. Pritet…

F.autor

Leave a Comment