Futboll Sport

A URREHET SERGIO RAMOS PËR EPISODIN ME SALAH? Shihni çfarë i ndodh në Egjipt (VIDEO)

Në finalen e Champions League 2018, kur Real Madridi fitoi ndaj Liverpoolit, kujtohet ai episod i Sergio Ramos me Mohamed Salah.

Shumë egjiptianë u zemëruan me Ramosin pas përfundimit të finales, pasi Salah u dëmtua rëndë në shpatull gjatë një përplasjeje me qendërmbrojtësin spanjoll.

Megjithatë, koha shëron të gjitha plagët dhe Ramos u mirëprit  kur mbërriti në Egjipt, ku do të kalojë një pjesë të muajit të mjaltit me Pilar Rubio.

Ramos u përshëndet me lule dhe himni i Real Madridit u luajt në sfond.

Duket që edhe vetë lojtari u befasua nga mikpritja që i bënë egjiptianët, duke marrë parasysh komentet urryese të tyre nëpër rrjetet sociale pas përplasjes që pati me yllin e Liverpoolit.

Në videon e mëposhtme mund të shihet më së miri se si u prit Ramos në Egjipt.

Related posts

“Rritje page ose largohem”, Leo Mesi përballet me një problem te Barcelona

Isa.Autor

“KORÇARËT” NË KRIZË TË THELLË/ Memelli kërkon të mbledhë ekipin, tifozët e Skënderbeut presin reagimin

Delo.autor

Kombëtarja braziliane rikthehet në Rio, vetëm 7 futbollistë “mbijetojnë”

Isa.Autor

Leave a Comment