Futboll Kategoria Superiore Sport

ARRIN MARRËVESHJEN/ Partizani blen lojtarin e Crotones…

Partizani ka mbërritur ditën e djeshme në Tiranë pas fazës përgatitore që zhvillon në Slloveni.

Kampionët në fuqi të Shqipërisë do të përballen me Qarabagun në turin e parë të Ligës së Kampionëve dhe në prag të këtij takimi, të kuqtë po zhvillojnë edhe përgatitjet e fundit ku ka pasur edhe disa afrime.

Përveç atyre që tashmë janë prezantuar zyrtarisht nga zyra për shtyp e Partizanit, pritet që ditët në vijim të prezantohet edhe një tjetër mesfushor.

Bëhet fjalë për futbollistin venezuelas, Aristoteles Romero, i cili është transferimi më i fundit i të kuqve, lajm ky i konfirmuar nga eksperti i merkatos, “Gianlucadimarzio.com”.

Mesfushori, kartonin e së cilit e kishte Crotone, ka luajtur në Serinë A, në Serinë B dhe në Kupën e Italisë me fanellën e Crotones, ndërkohë që sezonin e fundit ishte transferuar në Spanjë.

Mediat në Itali raportojnë se Partizani e ka blerë mesfushorin dhe nuk bëhet fjalë për një huazim, siç edhe është kthyer në modë në vitet e fundit.

Related posts

GËZOHEN BRAZILIANËT/ Neymar kthehet në Paris, ecurinë e riaftësimit…

Sadik.Autor

CHELSEA NUK NDALET ME HIGUAIN/ Kërkon edhe yllin e Barcelonës (FOTO)

Delo.autor

21 FITORET RADHAZI/ Manchester City është për rekord “Guinness”, ja 3 skuadrat që kanë bërë më mirë…

Delo.autor

Leave a Comment