Futboll Sport

DALIN PAMJET/ Ndërhyrje horror e lojtarit të Sevillës ndaj 18-vjeçarit të Liverpoolit

Ndeshja miqësore mes Liverpoolit dhe Sevillës u prish nga një ndërhyrje tejet e rrezikshme dhe e pashpjegueshme e lojtarit të spanjollëve Joris Gnagnon ndaj Yasser Larouci të anglezëve.

Gnagnon e goditi nga mbrapa Laroucin direkt e në kërcin e këmbës së djathtë.

18-vjeçari u largua me barelë jashtë fushës pas horrorit që përjetoi, ndërsa Gnagnon u përjashtua direkt me karton të kuq.

Kjo ka ngjallur reagime të ashpra nga lojtarët dhe tifozët e Liverpoolit, të cilët e kanë dënuar veprimin e lojtarit të Sevillës duke e quajtur mungesë respekti veçanërisht në një ndeshje të këtij karakteri.

Related posts

SHKËLQEN YLLI MANAJ NË KAMPIONATIN TURK/ Sulmuesi shqiptar realizon dopietë golash dhe dy asiste (VIDEO)

Delo.autor

NDEROHET FALCAO NË KOLUMBI/ I ndërtohet një statujë e cila ngjason me të famshmen e Ronaldos

Isa.Autor

“JAM NJË DJALË I REZERVUAR”/ Reflekton Neymar: Kam bërë shumë gabime, po mundohem të…

Delo.autor

Leave a Comment