Futboll Kategoria Superiore Sport

DËNIMI I SKËNDERBEUT QË I TRONDITI TË GJITHË/ Ja fektet negative për klubin korçar edhe për Shqipërinë

Skënderbeu ka tronditur të gjithë futbollin shqiptar.

Klubi shqiptar më i suksesshëm në Europë nuk ka mundur t’ia dalë mbanë në gjyqin me UEFA-n në KAS. Rrjedhimisht, i mbeten edhe shtatë vite për të shlyer nga dënimi 10-vjeçar për mospjesëmarrje në Europë.

Efektet e dënimit të korçarëve prekin gjithë kampionatin. Bie konkurrenca në luftën për titullin, preket direkt tregu i futbollistëve dhe pa dyshim ka një kosto të madhe edhe për imazhin e futbollit shqiptar. Përtej kësaj, tani ka edhe një problem tjetër që është lënë disi mënjanë, por që mund të ketë efekte të menjëhershme dhe tronditëse për kampionatin tonë. Bëhet fjalë për gjobën 1 milion euro. Po, ky është një problem më vete që mund të diktojë ndryshime të mëdha gjatë javëve të ardhshme.

Gjoba, si hanxhar mbi kokë për Skënderbeun

Skënderbeu u dënua me 10 vite mospjesëmarrje në Europë dhe 1 milion euro gjobë. Vendimi nuk ndryshoi as në KAS, që është edhe shkalla e fundit e gjykimit sportiv, çka do të thotë se tani klubi i Skënderbeut duhet të paguajë edhe 1 milion euro gjobë. Këtu nis gjithë problemi… A mundet që pas gjithë këtij kalvari me shpenzime të mëdha, Skënderbeu të paguajë edhe gjobën 1 milion euro? Është një shifër pothuajse sa buxheti vjetor i tetë herë kampionëve të Shqipërisë.

Nëse bardhekuqtë do të vazhdojnë të garojnë në elitën e futbollit shqiptar, pra të luajnë në Kategorinë Superiore, atëherë do të jenë të detyruar ta paguajnë. Në varësi të afateve kohore që do të vendosë UEFA, por ama do të jenë të detyruar ta paguajnë. Nëse nuk e shlyejnë, atëherë ndiqet procedura standarde me heqje pikësh deri në rrëzim nga kategoria. E thënë shkurt: Nëse Skënderbeu do të luajë në Superiore, atëherë duhet të paguajë edhe 1 milion euro gjobë. Nëse nuk e likuidon, rrezikon ta zbresin nga kategoria.

Related posts

“PROJEKTI I KLUBIT MË MAHNITI”/ Kumbulla: Di si t’i paraprij kundërshtarit dhe të jem agresiv

Delo.autor

Bolt transferohet në Norvegji, “gradohet” kapiten

Sadik.Autor

PARA NDESHJES NË “ANFIELD”/ ​Mourinho: Liverpooli ka qenë me fat, ata e dinë se…

Isa.Autor

Leave a Comment