Futboll Seria A Sport

DISFATA NË MIQËSORE NDAJ TOTTENHAM/ Sarri i pakënaqur: Ata ishin më brilant, ndërsa ne…

Ditën e sotme u zhvillua ndeshja miqësorë midis Juventusit dhe Totenhemit, me fitoren e këtyre të fundit me rezultatin 3-2.

Menjëherë pas ndeshjes trajneri i bardhezinjve, Mauricio Sarri, foli për lojën e skuadrës: “Ishte një ndeshje e vështirë, kundër një skuadre që luajnë së bashku prej vitesh me të njëjtin trajner. Kishim përballë një skuadër që njihen mes tyre. Përgatitja fizike ishte ndryshe, ata ishin më brilant, më shpërthyes, ndërsa ne jo. Nëse duam të tregojmë futbollin tonë, atëherë duhet të përmirësojmë mbrojtjen përpara.  Në pjesën e parë mbrojtëm mirë prapa, por kishim vështirësi në rinisjen me shpejtësi.

Në pjesën e dytë ishim më mirë, luajtëm më rrjedhshëm dhe me cilësi. Ishim naivë në pësimin e golave, por mendoj se ka të bëjë gjendja fizike.”, u shpreh tekniku italian.
Kujtojmë se Juventusi ka vetëm 10 ditë nën urdhrat e Sarrit, dhe idetë e trajnerit nuk janë kuptuar akoma mjaftueshëm. Gjithsesi ka ndeshje të tjera përpara, dhe Sarri shpreson se do të krijojë një skuadër shumë të mirë para fillimit të sezonit të ri.

Related posts

PËRTEJ PARASHIKIMEVE/ ZYRTARE: Ja kush do të jetë trajneri i Real Madrid deri më 2021

Isa.Autor

TRONDITET SPORTI/ SKANDALI SEKSUAL: Arrestohet presidenti i Federatës së…(FOTO)

Isa.Autor

Superagjenti Raiola në telashe, policia po heton lëvizjet e tij

Sadik.Autor

Leave a Comment