Futboll Seria A

E ARDHMJA E YLLIT ARGJENTINAS TEK JUVENTUS/ Arrigo Sacchi: Icardi do t’i krijonte komplikime…

Mauro Icardi, pritet të bëhet pjesë e ekipit të Juventus, gjatë kësaj merkato verore.

Por disa komentet mbi këtë çështje i ka dhënë dhe legjenda e italisë, Arrigo Sacchi.

Sacchi u shpreh se nuk e kupton arsyen se përse i duhet sulmuesi argjentinas, teknikut Maurizio Sarri.

“Icardi është një specialist në rolin e tij, por do të vuante brenda konceptit të futbollit total”.

“Përveç kësaj, te Juve ai do të duhej të mbulonte shumë hapësira që në përgjithësi të krijohet hapësirë për Cristiano Ronaldon që të hyjë brenda”.

“Sarri është një trajner i madh me aftësi të mrekullueshme për t’iu mësuar lojtarëve gjëra të reja, por unë e pyes veten se pse do të dëshironte ai që të krijonte më shumë komplikime”, tha Sacchi.

Related posts

BUFFON NË TELASHE/ Federata Italiane merr në dorë çështjen e vitit të kaluar. Ja për çfarë akuzohet veterani…

Delo.autor

Mungonte sot në vendlindje/ Miqtë dhe kolegët “ndeshje” në kujtim të Fadil Vokrrit

Isa.Autor

MERR FUND GJITHÇKA/ Zbulohet plani i INTERIT për transferimin e MODRIC në JANAR

Isa.Autor

Leave a Comment