Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME NGA FRANCA/ Ja shuma që do të shpenzojë PSG për merkaton

Sipas informacioneve të L’Equipe, PSG ka një buxhet 150 deri 200 milionë euro dedikuar merkatos së verës.

Megjithëse sa herë që parisienët interesohen për një lojtar çmimi i tij rritet menjëherë, klubi do të mundohet me çdo kusht të përforcojë mesfushën dhe mbrojtjen.

Gjithçka varet nga Neymar, i cili kërkon të largohet nga kryeqyteti francez, por akoma nuk është e qartë nëse do t’i jepet mundësia.

Nëse ai do të shitej për 300 milionë euro, aq sa kërkon PSG, ose 150 milionë plus dy lojtarë të Barcelona-s, kjo do të ndryshonte komplet strategjinë e merkatos.

Të paktën nuk do të kishte probleme me Fair Play Financiar. Leonardo do të ketë 150-200 milionë euro në dispozicion, ndërsa çdo para e fituar nga shitje lojtarësh do t’i shtohej kësaj shume.

Related posts

PAS ELEMINIMIT NË EUROPA LEAGUE/ Gattuso: Në aspektin e cilësisë luajtëm një ndeshje mediokre, mendoj se…

Isa.Autor

STATISTIKA VRASTARE/ Tirana skuadra më e dobët në fushën e saj

Delo.autor

FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZI/ Ndahet nga jeta ish-trajneri i Kombëtares…

Delo.autor

Leave a Comment