Futboll Sport

E QUAJTËN ARROGANT NË KINË/ Reagon Guardiola: Akuza qesharake dhe të pabaza…

Manchester City ndodhet prej ditësh në Kinë, aty ku po përgatitet për sezonin e ardhshëm që nis pas pak ditësh.

Mediat në Kinë, kanë akuzuar klubin e Cityt si një klub që nuk di të respektojë dhe arrogantë, që kanë shkuar vetëm për të marrë paratë që gjenerohen nga tifozët.

Në lidhje me këto akuza, ka reaguar vetë trajneri i Cityt, Pep Guardiola, i cili i konsideroi qesharake dhe të pabaza.

Ai shtoi se skuadra e tij ka si prioritet që të sillet mirë me të gjithë, të bëjë atë çka tifozët kërkojnë dhe të lërë përshtypje të mira.

Guardiola u shpreh se City ka nevojë të krijojë një imazh dhe se akuzat janë bërë nga një gazetar që është larg realitetit.

“Nuk jam dakord me akuzat dhe i cilësoj të pabaza. Unë jam impresionuar nga futbollistët e mi në lidhje me paraqitjen që po bëjnë në Kinë, ndërsa gazetari në fjalë nuk po thotë realitetin. Ne po bashkëpunojmë me të gjithë në Kinë dhe që nga njerëzit në hotel e te të gjithë të tjerët, kemi bërë atë që ata kanë kërkuar.

Në fushë kemi treguar se jemi një klub i mrekullueshëm dhe po përpiqemi ta tregojmë çdo vit. Jam shumë krenar për këtë që kemi bërë. Vitin tjetër, ndoshta do të vijmë sërish në Kinë. Nuk e kuptoj si mund të na akuzojnë ashtu, vetëm se një gazetar është i mërzitur. Nuk e kemi ne fajin, pasi nuk jemi Manchester United, Liverpool, Barcelona, Real apo Bayerni, që kanë ardhur këtu për shumë vite. Për ne është eksperiencë e re”, u shpreh Guardiola.

Related posts

“I UROJ FAT ROMËS”/ Sulmuesi Dzeko: Me Interin duam të mbrojmë titullin kampion

Delo.autor

Do të tërhiqet, apo Buffon do të vazhdojë për mitologjinë

Q.Autor

ZYRTARE/ Ronaldo merr fanellën ikonike me numrin 7, Cavani atë me numër 21 (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment