Futboll Premier League Sport

ËSHTË “OBJEKTIVI” I MILIANIT/ “Djajtë e Kuq” futen në garë për lojtarin e Juventus…

Junajtid është në kërkim të një mbrojtësi, dhe drejtuesit po vazhdojnë kontaktet me mbrojtësin e Leister Sitit, Herri Meguier.maguire

Bisedimet vazhdojnë prej kohësh, por “djajtë e kuq”, akoma nuk po arrijnë një marrëveshje me drejtuesit e Leisterit, edhe pse me lojtarin e kanë arritur prej kohësh.

Gjithsesi palët janë shumë afër një marrëveshje, por Junajtid ka edhe një alternativë tjetër në rast dështimi. Anglezët kanë hedhur sytë nga mbrojtësi i Juventusit, Merih Demiral.

21-vjeçari shihet si profil ideal dhe me kosto më të ulët, në rast se dështon pista Meguaier. Kujtojmë se për mbrojtësin turk interesohej edhe Milani, por kuqezinjtë nuk arritën një marrëveshje me drejtuesit e “zonjës së vjetër”. Demiral u bashkua me Juventusin për 18 milionë euro, pas një periudhe të sukseshme në huazim tek Sasuolo.Demiral.Sassuolo.2019.esulta.750x450 (1)

Mundësitë që ai të aktivizohet me bardhezinjtë janë shumë të pakta, për shkak se në qendër të mbrojtjes duhet të përballet me konkurrencën e Kielinit, Bonuçit dhe De Ligt, dhe kjo sjell që lojtari të shikojë për një destinacion tjetër, qoftë edhe huazim.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Icardi “kërcënon” klubin e Inter me padi, ja shkaku befasues

Delo.autor

TIRANA-PARTIZANI/ Nga fitorja 8-0 e “Demave” tek ajo 7-3 e “Bardhebluve”, statistikat e veçanta për derbin…

Delo.autor

DASHURIA MBI TË GJITHA/ Van der Vaart shkon tek Esbjerg prej të dashurës

Isa.Autor

Leave a Comment